LAJMI I FUNDIT:

Lady Gagas iu desh të hante karbohidrate për të fituar peshë për rolin e “House of Gucci”

Lady Gagas iu desh të hante karbohidrate për të fituar peshë për rolin e “House of Gucci”

Së bashku me nëntë muaj për të përsosur theksin e saj italian për rolin e Patrizia Reggiani në dramën e ardhshme “House of Gucci”, Lady Gaga gjithashtu fitoi peshë qëllimisht.

12-herë fituesja e Grammy-t, 35 vjeç, hëngri qëllimisht sasi të tepërta makaronash dhe buke për për të luajtur rolin e Reggiani.


Krahas mbushjes së fytyrës me karbohidrate të shijshme, Gaga praktikoi theksin e saj, i cili, sipas Hollywood Reporter, ishte si të mësonte një zhanër të ri muzikor.

“Nëse mund të këndoj rock ‘n’ roll ose xhaz, muzikë country ose pop, e dija se mund të flisja me një theks specifik të Italisë Veriore”, tha aktorja fituese e Oscarit “A Star Is Born”. “Është të dish se si ta përdorësh zërin, pse, dhe ku, dhe me kë dhe si të ndihesh ndërkohë që po e bën atë”.

Gaga qëndroi në personazh në ekran dhe jashtë tij gjatë gjithë kohëzgjatjes së xhirimeve, duke habitur anëtarët e familjes së saj. “Mamaja dhe babai më takuan disa herë si Patrizia”, rrëfeu ajo.

Por ajo shtoi se angazhimi intensiv nuk është gjithmonë një gjë e mirë.

“Ka një anë negative nga përkushtimi ndaj një roli në atë mënyrë, sepse është një gjë ndryshe për të gjithë rreth teje. Befas ju jeni duke folur me Patrizia Gucci”, tha ajo. /Telegrafi/