LAJMI I FUNDIT:

Labunishtë, shifra të larta të të infektuarve

Labunishtë, shifra të larta të të infektuarve

Me mbi 40 të infektuar dhe 14 të vdekur deri më tani, fshati Llabunishtë i Strugës është ndër rajonet me shifra rekorde. Autoritetet shëndetësore kritikojnë se kanë probleme me disa qytetarë në këtë rajon që nuk bashkëpunojnë, pasi refuzojnë të testohen dhe i fshehin simptomat. Për këtë shpesh janë detyruar të kërkojnë ndihmë nga policia.

“Ne nuk kishim ndonjë vrazhdësi nga ana e tyre, por kishte fjalë fyese. Kishte padurim se ne jemi fajtor përse ata janë të infektuar”, tha Sasho Toçkov – drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik Ohër.


Banorët lokal thonë se tani janë më të vetëdijshëm për situatën dhe se masat po respektohen. Por pranojnë se njerëzit kanë frikë të shkojnë te mjeku.

“Familjarisht këtu të gjithë janë të lidhur, por praktikohet mbajtja e maskave dhe evitimi i tubimeve më të mëdha”.

“Respektohen masat, por kush e din se çfarë po bëhet”.

Disa vlerësojnë që duhet të ketë testim më masovik të popullatës këtu.

“Populli është i frikësuar, madje ka frikë të shkojë te mjeku. Duhet të merren strisho, që të shihet a ka ndikim këtu”.

“Nëse Labunishta ishte e njohur për dyndjen e njerëzve, si dhe qëndrimit nëpër kafene dhe restorante lokale, sot nuk është kështu. Atë që arritëm ta vërejmë është se masat po respektohen. Mbahen edhe maska mbrojtëse , ndërsa në objektet gastronomike edhe masat për mbajtjen e distancës”./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori