Labinot Sulejmani tregon pasionin e tij për palestrën dhe jep këshilla për një trup muskuloz (Foto)
Telegrafi Maqedoni ka biseduar me njërin nga sportistët më të suksesshëm në klasifikimin “Fitness dhe Bodyduilding” në Maqedoni, Labinot Sulejmanin për të kuptuar se sa është sakrifikues ndërtimi i një trupi të bukur dhe se sa i kushtueshëm është ky sport.
Intervistoi: Valon Osmani
Kur fillove të merresh me Fitness dhe Bodybuilding?
Me Fitness dhe Bodybuilding kam filluar të merrem që nga mosha 15 vjeçare . Pasi që në femijërinë time prindërit e mi merreshin me po të njejtin sport, andaj mua nuk me ngelej dicka tjetër përpos hekurit dhe peshave të rënda. Secilën herë kur më merrnin në palestër unë gjeja frymëzim në një ambient, kur shikoja njerëz që secilli kishte qëllimin të permirësoi veten, me një motiv të pamposhtur për të arritur deri në qëllimet e tyre në palestër për ndërtimin e një trupi muskuloz.
Sa është i kushtueshëm ky sport?
Harxhimet në botën e Fitnessit dhe Bodybuildingut janë të shumta. Në sferën profesionale mund të them qe është një ndër sportet më të shtrenjta! Të fillojmë nga ushqimi, ku mund të arrihet deri në konsumimin e shtatë racioneve ditore me ushqim. Përpos ushqimit, kemi dhe suplementimin e cila përbëhet prej më tepër komponentave: vitaminat dhe mineralet, suplemente sportive dhe shtojca të tjera. Në periudhën garuese poashtu secilli atlet duhet t’i mbuloj harxhimet e transportit, hotelit, participimit në garë si dhe participim për shtetin që e përfaqëson. Në vendet e jashtme këto harxhime për atletët profesional që përfaqësojnë shtetin mbulohen nga sponsorë të ndryshëm dhe dashamirë të sportit.
Sa ka ndikuar ky sport në përditshmërinë tënde?
Më shumë se sa që e kisha menduar! Në secilin sport për të arritur në majë duhet të sakrifikohet më së pari nga koha e lirë. Koha e lirë për shumicën e sportistëve është e harruar gjatë periudhës garuese. Personalisht secila ditë e imja është e planifikuar prej më herët, njejtë si ushtrimet dhe ushqimi përgjatë ditës. Koha me shoqerinë është shumë e kufizuar dhe në rast se planifikohet ndonjë shëtitje jashtë qytetit për mua nënkuptohet që një pjesë të ushqimit duhet ta marr me vete. Besoj se këtu shihet edhe mundi dhe sakrifica e sportistëve që flijojnë shumë nga vetja për të arritur ëndrrat e tyre.
Si e komenton interesimin që kanë të rinjtë për palestrën?
Personalisht tek të rinjtë shoh interesim të madh për Fitnessin dhe Bodybuildingun, palestrën në përgjithësi. Në këtë sferë mundohem t’i ndihmoj dhe ti keshilloj të rinjtë për rrugëtimin e tyre drejt fizikut të bukur dhe shëndetit të ëndrrave të tyre, edhe pse tek adoleshentët shihet fenomeni që duan te arrijnë në maje shumë shpejtë dhe në të shumtën e rasteve shumica dorëzohen përshkak se nuk kanë durim të mjaftueshëm.
Sa je i kënaqur me arritjet e tua nga pjesëmarrjet e ndryshme në gara sportive?
Për arritjet e mia flas rrallë sepse nuk dua që njerëzit ta ndërlidhin karakterin tim me titujt që kam fituar. Trajneri më ka thënë një fjalë që më përcjellë në cdo hap të jetës: Kampion mund të bëhet secili , por sportist i vertetë bëhet vetëm rrallë dikush! Jam krenar me arritjet e mia por asnjëherë nuk jam i kënaqur , më arsyetimin që gjithmonë të punoj më shumë dhe ta përmirësoj veten cdo vit më tepër.
Çka do të doje të bëje më mirë me vetën që do t’ua sugjeroje të rinjve?
Veten do doja ta motivoja më shumë, të punoj edhe me tepër dhe të përkushtohem me gjithë fuqinë time drejt ëndrrës sime. Rininë tonë dua ta shoh në majë të podiumit, sepse rinia jonë është ndër më të talentuarat! Me punë, mund dhe përkushtim të madh arrihet gjithçka si individualisht por edhe në punë ekipore. Mbetshi të fortë!
Labinot Sulejmani premton se në të ardhmen nuk do të ndalojë duke qenë pjesëmarrës nëpër evente garuese të këtij sporti, duke vazhduar traditën e tij të pjesëmarrjeve si nëpër gara shtetërore por edhe ato ndërkombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
VLEN: BDI është partia e parë e shqiptarëve që i largon shqiptarët nga partnerët e tyre strategjikë perëndimorë
“Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s”, ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Andoni: Urdhri i SHBA-ve kundër njerëzve me rekorde negative në Ballkan, një problem serioz për Berishën
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
PZAP hedh poshtë ankesën e LVV-së për anulimin e certifikimit të Listës Serbe
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?