Gjatë darkës pas spektaklit të mbrëmshëm, Labi pati një bisedë të drejtpërdrejtë me Klodin dhe Londrimin, ku bëri të qartë qëndrimin e tij në lojë.

Ai tha se, edhe nëse vetë nuk shkon deri në fund, do të mbështesë pa pushim një banor tjetër.


“Besën e Zotit po ua jap juve, nuk ju lë të fitoni”, u shpreh këngëtari, duke iu drejtuar dyshes së njohur dhe të pëlqyer nga publiku.

BBVK/Instagram

Në bisedë u përfshi edhe banori i ri, LudoLee, i cili i tha Labit se këtu nuk po këndon shumë dhe se i dukej sikur nuk e kishte pasion muzikën.

Labi iu përgjigj se brenda shtëpisë po përton të këndojë.

BBVK/Instagram

Më tej, Londrimi tha se pasioni i tij është gjumi, ndërsa Labi u shpreh se pak e njohin Labinot Rexhën. Londrimi ia ktheu se vetëm brenda e njeh, jashtë jo.

Në fund, Labi theksoi sërish se do të qëndrojë në shtëpi deri në fund dhe se nuk do t’i lërë Klodin dhe Londrimin të fitojnë. Ai shtoi se, nëse del jashtë, do të votojë për këdo tjetër, veç që ata të mos fitojnë. /Telegrafi/