La Liga pranon se dëmtimi i Ter Stegen është afatgjatë - Barcelona konfirmon regjistrimin e Joan Garcias
La Liga ka rënë dakord që dëmtimi i Marc Andre Ter Stegen është një dëmtim afatgjatë, duke i lejuar Barcelonës të kompensojë 80% të pagës së tij për të regjistruar një lojtar tjetër.
Barcelona e konfirmoi lajmin në një deklaratë, ndërsa konfirmoi se portieri Joan Garcia është lojtari që do të regjistrohet.
“Barcelona njofton me anë të kësaj se Komiteti Mjekësor i LaLigas ka vendosur që dëmtimi i portierit Marc-André ter Stegen përmbush kriteret e dëmtimit afatgjatë të përcaktuara nga rregulloret aktuale".
"Klubi do të vazhdojë nesër për të zyrtarizuar menjëherë regjistrimin e lojtarit Joan García", thuhet në komunikatë.
Trajneri Hansi Flick, aktualisht nuk do të jetë në gjendje të llogarisë te Wojciech Szczesny dhe Marcus Rashford, pasi ende nuk janë regjistruar.
Në këtë fazë, është shumë e pamundur që Rashford dhe Szczesny të jenë gati për t’u përballur me Mallorcën të shtunën, dhe koha po mbaron për të krijuar hapësirën e nevojshme të pagave për të regjistruar të dy lojtarët. /Telegrafi/































