Barcelona ka marrë “OK”-in për Planin e Qëndrueshmërisë që ka paraqitur në La Lioga disa javë më parë dhe nga i cili varet i gjithë planifikimi sportiv.

“Ne po presim dhe presim që La Liga të miratojë planin e qëndrueshmërisë në mënyrë që të mund të planifikojmë ekipin dhe të marrim vendime”. Kështu është shprehur Xavi fundjavën e kaluar.


Trajneri i Barcelonës tani mund të fillojë të punojë me Barçën për sezonin 23/24 sepse organi kombëtar i futbollit ka miratuar më në fund sot llogaritë e ekipit katalunas.

Organizata pranon, se kursimet e bëra tashmë lejojnë regjistrimin e lojtarëve në pritje për të përshtatur situatën e tyre dhe, përveç kësaj, për të avancuar në projektin sportiv me mundësinë e kryerjes së transferimeve.

Pasi të merret drita jeshile për llogaritë e tyre, drejtuesit e sportit do të ekzekutojnë menjëherë rinovimet e nënshkruara, por të pa përfunduara për: Gavi, Ronald Araujo, Inaki Pena, Sergi Roberto. Ky është prioriteti.

Më pas, Xavi dhe përgjegjësit tjerë do të trajtojnë ulje-ngritjet e zhveshtores, duke ditur tashmë se çfarë marzhi ekonomik kanë për të nënshkruar dhe mbi të gjitha çfarë parash kanë për t'u ofruar futbollistëve që duan.

Transferimet e Barçës

Xavi është i qartë për pozicionet që dëshiron të forcojë, prioriteti është një mesfushor mbrojtës për të mbuluar humbjen e Sergio Busquets, si dhe kërkon një mbrojtës të djathtë.

Por, ai dëshiron ndryshime të tjera në shabllon. Ai e di që do t'i kërkohet Liga e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe ai dëshiron të ketë një skuadër që përmbush pritshmëritë: ai dëshiron dy lojtarë për një pozicion.

Inigo Martinez, Martin Zubimendi, Ilkay Gundogan ... janë vetëm disa nga emrat në tavolinën e Barcelonës.

Leo Messi

Transferimi i parë që Barça do të shpallë do të jetë ai i Inigo Martinez, i cili ndodhet në Barcelonë në pritje të zyrtarizimit të nënshkrimit të tij.

Kjo dritë jeshile do të lejojë gjithashtu klubin të paraqesë një ofertë zyrtare për Messin.

Babai i tij dhe Laporta u takuan të hënën dhe ranë dakord të takoheshin përsëri pasi La Liga të miratonte llogaritë e tyre.

Sot (e martë) ka ardhur “OK”-i nga La Liga, kështu që ata do të takohen sërish së shpejti dhe këtë herë katalunasit do të vendosin në tryezë një propozim zyrtar dhe konkret. /Telegrafi/

telegrafi sport app