Ripërtëritja e besimit dhe marrëdhëniet fqinjësore me Republikën e Bullgarisë dhe procesi i integrimit evropian ishte fokusi i vizitës së punës të raportuesit të përhershëm të PE-së për Maqedoninë, Ilhan Kyuchyuk në Shkup.
Kyuchyuk tha se shpreson që dialogu me qeverinë e re bullgare të rifillojë sa më shpejt të jetë e mundur.
“Të dyja palët janë të përkushtuara për përpjekjet e përbashkëta dhe gjetjen e një gjuhe të përbashkët, për shkak të situatës aktuale, humbësit më të mëdhenj janë qytetarët e Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë. Ndërkohë, ne nuk duhet të ndalojmë së promovuari shembuj të mirë, sepse ato do të jenë baza për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, tha ai në takim me kryeministrin Zoran Zaev.
Ndërsa kryeministri Zaev gjithashtu u pajtua që Maqedonia duhet të vazhdojë ta mbështesë bashkëpunimin që është ndërtuar në media, universitet dhe biznes në muajt e fundit, sepse shembujt e mirë i afrojnë popujt dhe eliminojnë linjat nacionaliste./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251