Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk në “Click Plus”, është shprehur pesimist se gjatë muajit qershor mund të nisin negociatat mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.
Duke folur për kontestin mes Shkupit dhe Sofjes, ai tha se nuk duhet të pritet që vendi të fillojë negociatat në qershor, pasi në Bullgari për momentin ka qeveri teknike.
“Nëse e shohim se ai është fenomen statik, gjegjësisht kërkojmë datë konkrete që Nyja Gordiane të zgjidhet, atëherë me shumë gjasë nuk do të gjejmë datë, sado që do të mundohemi ta kërkojmë”.
“Për mua, biseda më e madhe është se si mund të krijojmë amtosferë politike pozitive mes të dy palëve, të bazuar në bindje që duhet të shkojmë në rrugën drejt Bashkimit Evropian bashkë”, tha Kyuchyuk.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251