LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner zbulon trendin e ri të pazakonshëm të modës: A ju pëlqen edhe juve?

Kylie Jenner zbulon trendin e ri të pazakonshëm të modës: A ju pëlqen edhe juve?

Tashmë disa vite të fundit, motrat Kardashian-Jenner me sukses po diktojnë trendët e modës pas të cilave femrat e gjithë botës tërësisht“çmenden”

Derisa Kim dhe Kylie kanë rolin kryesor në mesin e motrave në krijimin e brendit të tyre tashmë një kohë të famshëm, motra më e re dhe anëtarja më e pasur e kësaj familjeje ka marrë guximin të bëjë hapin i cili është plotësisht i kundërt me rregullat e modës, transmeton Telegrafi.


Në të vërtetë, Kylie ka surprizuar fanset e veta me fotografinë në Instagram, në të cilën pozon në fustan të ngushtë ngjyrë të bardhë me qëllim që të nxjerrë në pah rrobat e brendshme fluoroshente.

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on Mar 19, 2019 at 8:27pm PDT

Edhe pse shumica e femrave gjithmonë janë pajtuar që rrobat e brendshme nuk bën assesi të vërehen nën rroba, hapi i këtillë i Kylie i ka ngazëlluar plotësisht.

Kaherë është e ditur që Kylie ka forcë të pabesueshme ndikimi në miliona ndjekësit e veta, andaj vetvetiu presin që kjo të jetë edhe një trend në vargun e trendëve të modës. /Telegrafi/