Kylie Jenner doli këtë të shtunë në Hollywoodin Perëndimor, duke lënë pas thashethemet e ndarjes nga i dashuri i saj, Timothee Chalamet.

Ylli 28-vjeçar i bukurisë tërhoqi vëmendjen me një fustan të kuq lateksi që nxirrte në pah format e saj, gjatë festës së organizuar nga OBB Media.


Kylie ishte së bashku me Timothee-n disa ditë më parë në premierën e filmit të tij të ri, Marty Supreme, duke vërtetuar se lidhja e tyre është ende e fortë pas disa javësh spekulimesh për ndarje, shkruan DailyMail.

Dalja e saj e fundit vjen pas mbështetjes publike të partnerit në tapetin e kuq të Teatrit Samuel Goldwyn në Los Angeles.

Çifti u lidh për herë të parë në prill 2023 dhe u shfaq publikisht për herë të parë në shtator, duke ruajtur një privatësi të madhe për romancën e tyre, edhe pse janë parë shpesh së bashku në ndeshje basketbolli dhe evente të ndryshme.

Kylie, nëna e dy fëmijëve, duket se ka lënë mënjanë shqetësimet personale për të shijuar një natë festive dhe tërheqëse në qytet. /Telegrafi/