Muajin e kaluar, Kylie Jenner u kërkoi 171 milionë ndjekësve të saj në Instagram që të qëndrojnë në shtëpi për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19.

Por, mogulja e kozmetikës injoroi këshillat e saj të dielën, ndërsa u pa në Beverly Hills duke i bërë një vizitë mikes së saj, Stassie Karanikolaou.


Fytyra e freskët e Kylie, 22-vjeçare, dukej thuajse tërësisht ndryshe me flokë natyrale e po ashtu edhe me veshje sportive.

27424600 8237553 Is that you Kylie Kylie Jenner looked almost unrecognizable as s m 159 1587402780537 Kylie Jenner (Foto: Backgrid)

Kylie dukej e qetë dhe e lumtur dhe siç shihet po e shijonte ditën jashtë shtëpisë, megjithë mungesën e konturave në buzë.

Aq e thjesht ishte Jenner saqë nuk shqetësohej pa çorape dhe pa këpucë teksa futej në makinën luksoze të saj, Mercedes G-Wagon.

27425160 8237553 Snack on the go Kylie had a bag of salt and vinegar chips as she a 109 1587400750762 Kylie Jenner (Foto: Backgrid)

Ndërkohë, Kylie ka qëndruar shumë shpesh me ish-të dashurin e saj, Travis Scott mes pandemisë së coronavirusit.

Ylli i “Keeping Up with the Kardashians” dhe reperi 27-vjeçar - të cilët kanë së bashku vajzën dy vjeçare Stormi - u ndanë vitin e kaluar, por kanë kaluar më shumë kohë së bashku në muajt e fundit, me disa zëra që zhurmojnë për një pajtim të mundshëm. /Telegrafi/

27425156 8237553 No fuss Kylie wore her natural shoulder length hair up in a casu a 111 1587400750802 Kylie Jenner (Foto: Backgrid)