Kylie Jenner dhe Amelia Grey Hamlin kanë bashkuar forcat për një fushatë të re të koleksionit më të fundit të markës Khy, në bashkëpunim me dizenjatoren Sia Arnika.

Dyshja shfaqen me veshje të guximshme dhe elegante, duke nxjerrë në pah sharmin e tyre unik.


Kylie, 27 vjeçe, themeluese e “Kylie Cosmetics”, dhe Amelia, 23 vjeçe , vajza e aktorëve Lisa Rinna dhe Harry Hamlin, duken të koordinuara si motra në setin fotografik, shkruan DailyMail.

Kylie Jenner dhe shoqja 'nepo baby' Amelia Grey Hamlin dukeshin si motra teksa pozuan për një fushatë të re për bashkëpunimin e fundit të Kylie në Khy me Sia Arnika

Ato veshin dizajne me metalike të gjelbra, me prerje që theksojnë linjat e tyre elegante.

Në një nga fotografitë më të spikatura, ato pozojnë të zhytura në ujë, të rrethuara nga një unazë zjarri, duke krijuar një atmosferë dramatike dhe misterioze.

92129969 14088995 image a 82 1731712311011

Në një tjetër seri imazhesh, të dyja shfaqen në pozicione akrobatike frymëzuar nga Cirque du Soleil, duke demonstruar elegancën dhe fuqinë e tyre.

Kylie ndau në Instagram detaje për koleksionin, duke shkruar: "KHY në bashkëpunim me @sia.arnika me protagonisten time të mrekullueshme @ameliagray! Ky koleksion i kufizuar nis më 20 nëntor në KHY.com."

92129989 14088995 image a 76 1731712245832

Amelia komentoi në postim me fjalën "motra”, duke theksuar lidhjen e re mes tyre.

Ajo duket të jetë një shtim i fundit në rrethin e miqve të Kylie-t, ku përfshihen Anastasia "Stassie" Karanikolaou dhe këngëtarja Rosalia. /Telegrafi/

92129993 14088995 image a 79 1731712285887

92129993 14088995 image a 79 1731712285887

92129963 14088995 image a 81 1731712299557