LAJMI I FUNDIT:

Kyçja në Termokos, Zogaj: Po punohet intensivisht që të përfshihen edhe lagjet e reja

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj në një intervistë për Telegrafin është shprehur se është duke u punuar intensivisht që të bëhet kyçja e lagjeve të reja në Termokos.

Zogaj ka thënë gjatë vitit të ardhshëm do të vazhdohet me disa kompani për zgjerimin e ngrohjes nëpër lagje e rrugë të reja.

“Kemi kërkesa të jashtëzakonshme për kyçje në Ngrohtoren e Qytetit dhe me të drejtë. Qytetarët kërkojnë të kyçen se është efiçiente, e lirë për t’u paguar dhe e qëndrueshme”, tha Zogaj.


Sipas tij, në vitin 2023 do të vazhdohet me “Matin”, një pjesë e “Bregut të Diellit” dhe rrugën “Muharrem Fejza”.

“Prej vitit të ardhshëm do të vazhdojmë me disa kompani për zgjerim. Demi më tani Termokosi ka punuar me një kompani dhe kanë kryer zgjerim aq sa i kanë pasur kapacitetet”, është shprehur ai.

“E kemi thënë disa herë, do të vazhdojmë me ‘Matin’, një pjesë të ‘Bregut të Diellit’ dhe në pjesën e rrugës ‘Muharrem Fejza’. Vitin e ardhshëm do të jemi më agresiv. Për ‘Banesat e Bardha’ e kemi dhënë një premtim. Sivjet lidhet një pjesë e lagjeve të ‘Arbërisë’ dhe ‘Ulpianës’”, ka përfunduar Zogaj.

Po ashtu, ai në këtë intervistë ka folur edhe për ndërtimin e “Rrugës A”, projektin “Arkitekti i Qytetit” dhe projektet e ndërtimit të disa shkollave të reja në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Kalo në kategori