LAJMI I FUNDIT:

Kyçja ilegale në rrjetin elektrik lë pa rrymë 1200 konsumatorë

Kyçja ilegale në rrjetin elektrik lë pa rrymë 1200 konsumatorë

Kyçjet ilegale në rrjetin e energjisë elektrike bën që shpesh herë të dalin probleme të pa parashikuara dhe të lënë pa rrymë konsumatorët e energjisë elektrike.

Rasti i fundit i kyçjes ilegale në sistemin e energjisë elektrike, ishte para dy ditë në Podujevë, ku nga kyçja ilegale në sistem u dogjën njehsorët për matjen e energjisë elektrike. Nga djegia u shkaktuan dëme të mëdha dhe mbi 1200 konsumatorë të KEDS-it mbetën pa energji elektrike.


Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka bëri me dije për RTKlive se rasti i kyçjes në Podujevë është eklatant dhe totalisht i papranueshëm.

“Dy konsumatorë të shkyçur për borxh në tentim që të bëjnë rikyçje, kanë shkaktuar djegien e njehsorëve. Si pasojë, janë goditur edhe konsumatorët tjerë. Kjo, pasi KEDS është detyruar që për shkaqe të sigurisë, deri në evitimin e rrezikut ta ndërpresë energjinë elektrike në atë pjesë për 1200 konsumatorë”, tha ai.

Sipas tij, fatkeqësisht, këto raste nuk janë të rralla. “Veprime të tilla nuk guxojnë të ndodhin assesi. Pos afektimit të konsumatorëve të rregullt, të cilët e pësojnë nga veprimet ilegale dhe të papërgjegjshme të disa qytetarëve të pandërgjegjshëm, kjo paraqet edhe vepër penale të dënueshme. Në bazë të Ligjit të Furnizimit me Energji Elektrike, njehsorët janë pronë e KEDS-it dhe si të tillë, asnjë palë e jashtme nuk guxon të ketë qasje në ta apo të tentojnë të preken apo dhunohen në ndonjë formë. Po kësaj, secili njehsor ka edhe dy pllomba shtetërore, dhe hapja e tij apo prekja e tij paraqet dhunim të shtetit”, theksoi ai.

Edhe Komuna e Podujevës ka konfirmuar problemin e shfaqur me kyçjen ilegale në rrjetin e KEDS-it. “Sipas informacioneve që ka Komuna, defekti (djegia e njehsorëve) në rrjetin elektrik në fshatin Letanc ka ndodhur si pasojë e kyçjes ilegale të disa konsumatorëve, të cilët një ditë më parë ishin shkyçur nga rrjeti elektrik për shkak të borxheve ndaj KEDS-it”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Komunës së Podujevës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

EBC Cosmetics
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori