LAJMI I FUNDIT:

Ky ilaç eksperimental shëroi më shpejt se zakonisht pacientët me COVID-19

Ky ilaç eksperimental shëroi më shpejt se zakonisht pacientët me COVID-19

Disa pacientë me COVIC-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po trajtohen me një ilaç eksperimental dhe rezultatet kanë qenë pozitive

Kështu njoftoi STAT News, website amerikan i orientuar drejt artikujve të shëndetit, i cili është pjesë e Boston Globe, gazetës së përditshme me qendër në Boston që prej 1872-shit.


Pacientët po trajtohen me një ilaç të quajtur remdesivir. Ai u përdor në rastet kur ata kishin probleme të rënda respiratore dhe ethe.

Pas përdorimit të remdesivir, pacientët qenë në gjendje të largoheshin nga spitali pas më pak se një javë trajtimi.

“Lajmi është i mirë sepse shumica e pacientëve janë në gjendje të shkëlqyer,” tha Dr. Kathleen Mullane, specialiste e sëmundjeve infektive në Universitetin e Chicago-s.

Ilaçi u prodhua nga Gilead Sciences – kompani amerikane e bioteknologjisë që përqendrohet te prodhimi i ilaçeve për HIV, hepatitin B dhe C etj. – dhe u testua kundër Ebolës, por nuk pati sukses.

Megjithatë studime të shumta te kafshët treguan se ai mund të parandalojë dhe trajtojë coronaviruse që lidhen me problemet e frymëmarrjes, si SARS dhe MERS.

Në shkurt, Organizata Botërore e Shëndetit tha se remdesivir mund të trajtojë potencialisht Covid-19. CNN

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori