LAJMI I FUNDIT:

Ky është vrasësi për të cilin filluan protestat masive në Hong Kong, sot është liruar nga burgu – por nuk do të shpëtojë aq lehtë

Ky është vrasësi për të cilin filluan protestat masive në Hong Kong, sot është liruar nga burgu – por nuk do të shpëtojë aq lehtë

Chan Tong Kai, 20-vjeç, djaloshi për të cilin praktikisht filluan protestat në Hong Kong, është liruar nga burgu.

Ai akuzohej për vrasjen e të dashurës shtatzënë në Tajvan gjatë vitit të kaluar si dhe ikjen në Hong Kong, transmeton Telegrafi.


Ndërkohë ai ishte arrestuar nën akuzën për shpëlarje parash pasi kishte vjedhur para nga kartela e banës së partneres, kurse për vrasjen e saj pritet të gjykohet.

E rasti i tij ka bërë që të ndërrohen planet për ligjin e ekstradimit, me ç’rast kishin filluar protestat e dhunshme.

Megjithatë Chan u lirua pas 19 muajve burgim dhe publikisht i kërkoi falje familjes së viktimës, duke pranuar se është i gatshëm të dorëzohet tek autoritet e sigurisë së Tajvanit.

Në anën tjetër autoritetet në Hong Kong kanë njoftuar se Chan është liruar për t’u dorëzuar tek autoritetet e Tajvanit.

E ligji i propozuar për ekstradimin do t’i mundësonte Hong Kongut ta dorëzojë të dyshuarit në vendet me të cilat nuk kanë marrëveshje për ekstradim, përfshirë Makaun. /Telegrafi/