LAJMI I FUNDIT:

Ky është vendimi i Gjykatës Supreme për rastin Kleçka

Ky është vendimi i Gjykatës Supreme për rastin Kleçka

Më 12 maj 2017, një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një vendas nga Gjykata Supreme e Kosovës e refuzoi Kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruar nga Zyra e Prokurorit të Shtetit më 12 gusht 2016 kundër Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit në rastin e ashtuquajtur Kleçka.

Gjykata Supreme e vlerësoi kërkesën të pabazuar pasi që nuk ishin bërë shkelje të drejtës materiale as të ligjit të procedurës penale që do të rezultonin në shuarjen e procedurës dhe rigjykimin e rastit.


Dy pretendimet kryesore të prokurorisë për përgjigjet e vonuara të pandehurve për Gjykatën e Apelit pasi që afati kishte kaluar dhe kërkesa për rigjykim të rastit në bazë të dyshimit serioz për saktësinë e vërtetimit faktik u refuzuan.

Gjykata Supreme ka vlerësuar se pranimi i të ashtuquajturave përgjigje të vonuara nuk ka ndikuar në asnjë mënyrë në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Apelit. Lidhur me pretendimin e dytë, Gjykata Supreme ka pohuar se pasaktësia hipotetike e vërtetimit faktik në vendimin e kundërshtuar me anë të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë nuk mund të rezultojë në shuarjen e një rasti për të cilin është shpallur pafajësia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori