LAJMI I FUNDIT:

Ky është sekreti i vetëm për të qëndruar gjithmonë të motivuar

Ky është sekreti i vetëm për të qëndruar gjithmonë të motivuar

Sekreti për ta mbajtur motivimin mund të jetë duke u përqendruar në atë çfarë duhet të shmangni për t’i arritur qëllimet tuaja, në vend se të shpresoni në përfitimet që i sjellë ajo gjë e caktuar – të paktën kështu thotë hulumtimi i ri i publikuar në “Journal of Consumer Psychology”.

Hulumtuesit kanë zbuluar se gjatë fazave fillestare të përmbushjes së një qëllimi – p.sh., nëse dëshironi të humbni peshë – njerëzit kryesisht përqendrohen në përfitimet që i sjellë përmbushja e kësaj dëshire (siç është blerja e rrobave të reja apo se jeni më energjik).


Pastaj, përderisa shënojnë progres në rrugëtimin e tyre drejt përmbushjes së qëllimit, ata ndryshojnë duke u përqendruar në dëshirën për të shmangur diçka negative – p.sh., përqendrohen në atë se pantallonat e ri mund të mos u përshtaten.

Kur ata fillojnë të mendojnë në këtë mënyrë, ata fillojnë të përqendrohen në atë çfarë duhet shmangur për ta përmbushur qëllimin e tyre, ndërsa shkencëtarët pohojnë se kjo u ndihmon ta realizojnë dëshirën e tyre. /Telegrafi/