LAJMI I FUNDIT:

Ky është rrëfimi për Sefedin begun, babanë e Faruk Begollit

Ky është rrëfimi për Sefedin begun, babanë e Faruk Begollit

Sefedin Nimon Mahmutbegolli (babai i aktorit të mirënjohur Faruk Begolli), ishte personalitet interesant dhe i veçantë për kohën në të cilën jetoi dhe veproi. Në periudhën në mes prillit të vitit 1941 deri më 17 nëntor të vitit 1944, Sefedin Begolli kishte qenë kryetar i Bashkisë së Pejës.

Prefektura e Pejës aso kohe përbëhej nga nënprefektura e Istogut, Skenderajt, Rozhajës, Tutinës dhe Plavës.

Sefedin Begolli – Sefedin Begu, vinte nga një familje shumë e pasur, e cila kishte në pronësi një numër të madh të pronave. Sipas historionëve, familja e Sefedinit – Mahmutbegollët – konsiderohej si familje e cila e kishte themeluar qytetin e Pejës dhe kishin zotëruar pushtet të madh gjatë periudhës osmane.


Sefedini u lind në vitin 1880, në qytetin e Pejës. Shkollimin e tij e kishte filluar në Medresenë e Shkupit, për të vazhduar më pastaj shkollimin në Stamboll, ku ndoqi Shkollën e Lartë të Drejtësisë, për të vazhduar më pastaj studimet edhe në Vjenë të Austrisë, vend ku ai ishte internuar për disa vite. Ai ka qenë poliglot që ka folur 6-7 gjuhë të huaja, ndër to serbisht, turqisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht etj.

Pas kthimit nga Vjena, në vitin 1919, merr pjesë në votimet e para pas luftës së Parë Botërore, në kuadër të Partisë Demokratike serbe, ku zgjedhet deputet i Parlamentit të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene (SKS), transmeton Telegrafi.

Sefedini, së bashku me Ragip dhe Hasim Mahmutbegollin, e themelojnë bankën e dytë në Pejë, në vitin 1921/1922. Ndërsa, në vitin 1923 dështon që të bëhet deputet në Parlamentin e Mbretërisë së SKS-së. Ai këtë e arrin në vitin 1925.

Në vitin 1932 emërohet senator i mbretit, ndërsa në vitin 1937 ishte kandidat në zgjedhjet për Bashkësinë Islame të Vakufit të Banovinës së Zetës dhe Vardarit.

Historiani Skënder Riza, në librin e Shefqet Kelmendit dhe Shpresa Lekës, të titulluar “Një brez i veçantë”, shënohet të ketë thënë se “Sefedin Begu në kohën e ‘okupacionit’ nazist, si kryetar i Bashkisë së Pejës kishte sjellje korrekte ndaj gjithë popullatës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre kombëtare dhe fetare”.

Në kujtimet e Tafil Boletinit (nipi i heroit kombëtar Isa Boletini), dëshmon për karakterin kombëtar të Sefedinit, derisa tregon se ai e kishte informuar rreth detajeve dhe kryesve të masakrës së Podgoricës, në vitin 1916 (zënia në pritë dhe vrasja e isa Boletinit).

Sefedin begu gjatë kohës që ka ushtruar veprimtarinë e tij politike, thuhet se ka pasur një sens për veprimtari publike dhe përshtatej me rrethanat politike dhe shoqërore, duke krijuar raporte dhe marrëdhënie më grupe të ndryshme politike e shoqërore, por në disa raste dukej se ishte njeri kontrovers.

Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, Sefedin Mahmutbegollin e gjen në një pozicion të vështirë, për arsye se ai detyrohet që të fshihet nga OZN-a (shërbimi sekret jugosllav). Në vitin 1946, duke qenë i strehuar në Lumëbardh (fshat i Lugut të Baranit), tradhtohet nga persona të panjohur. I rrethuar nga OZN-a, merr vendim që të vetëvritet, duke e helmuar veten.

Pas vrasjes, pushteti komunist trupin e tij e kishte trajtuar në mënyrë mizore. Krejt kjo me qëllim që të frikësohej popullata e Pejës. Kufoma e tij ishte ekspozuar në qendër të qytetit – te Sheshi i Zallit, transmeton Telegrafi.

Serbët e tërbuar nga urrejtja, ia fusnin në gojë cigaret dhe e pështynin në fytyrë. Megjithatë, kishte reagime ndaj kësaj dhune nga ana e disa intelektualëve shqiptarë, normalistë të Elbasanit të ardhur në Pejë, në kuadër të Brigadës shqiptare. Këtë veprim të pushtetit këta intelektualë e quajtën veprim terrorist. Për këtë reagim, ky grup i intelektualëve u hodh në gjyq ushtarak.

Sefedinin e kishin varrosur fshehurazi, prandaj sot e asaj dite nuk dihet vendi se ku prehen eshtrat e tij.

Ai thuhet se përveç formimit kombëtar ka qenë edhe një fetar i përbetuar, i cili falte pesë kohë namaz dhe kryente obligimet tjera fetare.

Sefedin Nimon Mahmutbegolli ka qenë fillimisht i martuar me një konteshë austriake, e pasi ishte divorcuar nga ajo (me të cilin nuk kishte lënë ndonjë pasardhës) u martua me Elmazen, të bijën e Jashar Pashës, me të cilën kishte katër fëmijë, djemtë Adilin dhe Farukun (aktorin e njohur) dhe vajzat Nevruzin dhe Aslihanë.

Biografia e Sefedin Mahmutbegollit është marrë nga libri i profesorit Muhamet Sadiku, i titulluar “Qëndresa Nacionaliste e Pejës” 1941-1946, i botuar në vitin 2013. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori