LAJMI I FUNDIT:

Ky është rrëfimi i marinarit që shpëtoi jetën e dhjeta njerëzve gjatë sulmit në një klub nate në Orlando (Video)

Ky është rrëfimi i marinarit që shpëtoi jetën e dhjeta njerëzve gjatë sulmit në një klub nate në Orlando (Video)

Veterani i Marinës amerikane, Imran Yousuf ka shpëtuar jetën e disa njerëzve gjatë të shtënave në një klub nate në Orlando, SHBA.

Të dielën në orët e hershme të mëngjesit, një sulmues i quajtur Omar Mateen kishte sulmuar një klub nate, duke qëlluar për vdekje 49 veta dhe duke plagosur 53 të tjerë, përcjell Telegrafi.

Yousuf, një hindu i cili shërbeu si një marinar në Afganistan, rrëfen për fatin e tij të mirë, nuk ishte përballur me të armatosurin, Omar Mateen, gjatë të shtënave.


“Të gjithë ishin të shokuar. Kishte tre ose katër të shtëna fillimisht”, ka rrëfyer ai për CBS.

Ai ka treguar se ka parë njerëzit duke ikur nga korridori nga ku edhe kishte një derë dalëse.

Por kishte një problem: Derën në atë kohë askush nuk guxonte që ta hapte.

“Unë bërtisja ’Hape derën! Hape derën! Dhe askush nuk lëvizte, sepse ata ishin të frikësuar”, shpjegon ai, përcjell Telegrafi.

“Kishte vetëm një zgjedhje. Ose të gjithë të qëndrojnë atje dhe të gjithë vdesin, ose të shfrytëzonim mundësinë. Dhe unë u hodha për ta hapur atë shul, pastaj kuptuam se mundemi të largoheshim nga aty”.

Yousuf vlerëson se rreth 60 ose 70 njerëz ishin në gjendje për të shpëtuar nga ajo derë.

Pasi ai e hapi derën, njerëzit erdhën “përmbytshëm” nga klubi i famshëm i natës në Orlando, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulm me dron në Çernobil, shpërthen zjarr - Zelensky del me njoftim

Sulm me dron në Çernobil, shpërthen zjarr - Zelensky del me njoftim

Evropa
Shkencëtarët zbulojnë një ilaç bimor që mund ta fuqizojë memorien tuaj

Shkencëtarët zbulojnë një ilaç bimor që mund ta fuqizojë memorien tuaj

Botë
Udhëheqësit botërorë mblidhen për Konferencën e Sigurisë në Mynih - Trump fton Rusinë dhe Ukrainën në një takim trepalësh

Udhëheqësit botërorë mblidhen për Konferencën e Sigurisë në Mynih - Trump fton Rusinë dhe Ukrainën në një takim trepalësh

Botë
BE-ja përballë tarifave të Trumpit

BE-ja përballë tarifave të Trumpit

Botë
Reagoi në momentin e fundit, shoferi i SUV-it shpëtoi për pak - pas përplasjes së trenit me makinën e tij në Utah, SHBA

Reagoi në momentin e fundit, shoferi i SUV-it shpëtoi për pak - pas përplasjes së trenit me makinën e tij në Utah, SHBA

Amerika
Çfarë është virusi i Sudanit dhe kush duhet të jetë i shqetësuar?

Çfarë është virusi i Sudanit dhe kush duhet të jetë i shqetësuar?

Botë
Kalo në kategori