Amerikani i pasur që qëndron pas fotosesionit i cili ka nxitur reagime të shumta mund të burgoset deri në 18 muaj në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Dhe modelet në xhirim, nga Ukraina, janë ende në paraburgim në pritje të deportimit, thonë raportet në Kiev, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


ee1 2

Sipas DailyMail, Vitaliy Grechin, 41 vjeç, besohet të jetë në paraburgim përkundër raporteve të mëparshme se ai ishte larguar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas gazetës Segodnya.

ee5

Njeriu që ka edhe pasaportë amerikane - me bazë në Kiev - mund të përballet me një vit e gjysmë burg, citohet të ketë thënë mediumi në fjalë, duke cituar burimet e veta.

Ndërkohë apartamenti i tij luksoz në kryeqytetin ukrainas u kontrollua nga autoritetet e zbatimit të ligjit për dyshimin se ishte përdorur si një studio pornografike, raportoi TSN.

ee3 2

Ndryshe, Grechin është fotografuar me një varg emrash të famshëm përfshirë Barack Obama, Hillary Clinton, George Clooney, Sylvester Stallone dhe Viktor Yanukovych i ri, djali i ndjerë i ish-presidentit ukrainas.

ee4 2

Raportet ukrainase thonë se 11 modele pritet të dëbohen 'së shpejti' por koha e saktë nuk dihet.

Nëse është kështu, ky shihet si trajtim i butë sepse sipas ligjit të Sheriatit ato mund të ishin burgosur për gjashtë muaj për shkelje të moralit publik. /Telegrafi/