Draft-ligji, të cilin e ka siguruar Gazeta Express, është i përbërë nga 9 kapituj dhe 65 nene.

Në një lexim të shpejt, shihet qartë se Bashkimi Evropian ka marrë parasysh disa prej vërejtjeve të lidershipit kosovarë - sidomos pjesën ku flitet për gjenocidin.


Por, BE nuk ka lëshuar pe që vuajtja e dënimit të të burgosurve të mbetet jashtë Kosovës.

Të palëkundur kanë qenë edhe ndaj kërkesës tjetër të vendorëve për të caktuar një afat kohor, pas kalimit të të cilit do të mund të hapeshin arkivat.

Arkiva e Gjykatës Speciale, sipas draft-ligjit, do të mbetet përjetësisht e mbyllur. /Gazeta Express/