Sot, titullari në fuqi ka disa ide se kush mund të jetë sipas tij burri më seksi për vitin e pandemisë a.k.a 2020
Kur u shpall nga People si “Burri më seksi në botë” për vitin 2019, John Legend ishte i vetëdijshëm për reagimin e njerëzve, madje edhe vetë u habit nga zgjedhja e People sa bëri shaka në Twitter duke krahasuar veten me Idris Elba-n, i shpallur si njeriu më seksi në botë për vitin 2018.
“Ka qenë gallatë. Më ka pëlqyer me të vërtetë teksa tallesha me veten, sepse s’e merr dot veten seriozisht kur dikush të cilëson si Njeriun më Seksi në Botë. Nuk është fakt i mirëfilltë dhe nuk duhet të merret shumë seriozisht.” – tha Legend për People.
Ai shtoi se është përpjekur të argëtohet, por është i gatshëm të heqë dorë nga titulli për t’ia lënë vendin yllit të “Aquaman”.
“Nuk e di (se kush mund të jetë), por duke iu referuar Twitter-it në kohën kur u përmend emri im, u dalluan reagimet që përmendën Jason Momoa.”
Jason Momoa ka të gjitha gjasat për t’u shpallur njeriu më seksi për këtë vit dhe nëse doni disa fakte:
1 – Është seksi
Kur Jason Momoa u fotografua vetëm me kanotierë gjatë ndarjes së çmimeve Golden Globe, interneti u çmend. Shikojini krahët. Vini re vetëbesimin. Sa faj mund t’i vëmë internetit?
2 – Është i përkushtuar
Arsyeja pse u shfaq me kanotierë është sepse gruaja e aktorit, Lisa Bonnet, pati ftohtë dhe ai ia dha asaj xhaketën. “Ishte shumë ftohtë aty brenda. Duhet të kujdesesha për gruan,” tha ai kur u pyet më vonë nëse ekspozimi i krahëve kishte qenë i qëllimtë apo jo.
3 – Kujdeset për planetin
Në 2019-n, Khal Drogo/Aquaman rruajti mjekrën karakteristike jo më kot. “Po e heq mjekrën si një mënyrë simbolike për të thënë se ka ardhur koha për ndryshim. Një ndryshim për fëmijët e mi, për fëmijët tuaj, për botën. Le ta ndryshojmë pozitivisht planetin tonë. Le të pastrojmë oqeanet dhe tokat. Le të përdorim aluminin e riciklueshëm në vend të plastikës,” shkroi Momoa në videon e postuar në YouTube.
Thënë kjo, çfarë ka më seksi se një burrë që kujdeset për veten, gruan dhe planetin?! /Telegrafi/
Burimi: Anabel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë
Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve
E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak