LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Shqipërisë mban sot seancë të posaçme për dënimin e sulmit terrorist në Kosovë

Kuvendi i Shqipërisë mban sot seancë të posaçme për dënimin e sulmit terrorist në Kosovë

Kuvendi i Shqipërisë pritet të mbajë sot seancë të posaçme për sulmin e ndodhur më 24 shtator në veri të Kosovës, prej të cilit mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, i sulmuar nga një grup terrorist serbësh.

Seanca planifikohet të zgjasë pesë orë dhe pritet të miratohet një rezolutë për dënimin e sulmit terrorist serb në veri të Kosovës.


Ndërkohë mësohet se është arritur dakordësia mes Partisë Socialiste dhe opozitës për një projekt-rezolutë të përbashkët.

Ne media ka dalë edhe drafti i plotë me tre pika ku mbështetet rezoluta e Kuvendit të Kosovës.

Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë mbështet plotësisht dhe njëzëri Rezolutën Nr. 08-R-009 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, miratuar në seancën e tij plenare të datës 28 shtator 2023.

Rezoluta gjithashtu kërkon nga institucionet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, që në të gjitha instancat ndërkombëtare sikurse dhe në kontaktet bilaterale me partnerët tanë të angazhohen fuqimisht dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mundësimin e një hetimi ndërkombëtar lidhur me aktin terrorist në veri të Kosovës.

Kuvendi i Shqipërisë me rezolutë që dënon sulmin terrorist në Banjskë
Lexo po ashtu Kuvendi i Shqipërisë me rezolutë që dënon sulmin terrorist në Banjskë

Në pikën e tretë rezoluta inkurajon qeverinë e Republikës së Kosovës që të punojë krah për krah dhe të bashkohet pa rezerva me aleatët e saj strategjikë, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në funksion të procesit për arritjen e një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe njohjen përfundimtare të Kosovës prej saj.

Seanca plenare e sotme do t’i dedikohet plotësisht Kosovës. Kjo seancë e posaçme është rezervuar për diskutime lidhur me ngjarjen e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ndërsa pritet që ligjvënësit shqiptarë të votojnë një rezolutë e cila dënon sulmin e serbëve ndaj policisë së Kosovës.

Agjenda parashikon zhvillimin e një mocioni me debat për këtë çështje, ndërsa i pranishëm do të jetë vetëm kryeministri Edi Rama dhe ministri i jashtëm Igli Hasani që do të shpjegojnë qëndrime e mbajtura nga Tirana zyrtare deri më tani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori