LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i RMV-së nuk votoi propozimin për rritje të subvencionit për racionin studentor

Kuvendi i RMV-së nuk votoi propozimin për rritje të subvencionit për racionin studentor

Propozim ligji i dorëzuar nga deputetët e OBRM-PDUKM-së për rritje të subvencionit për racion studentor nga 120 në 160 denarë, nuk ka kaluar në seancën e sotme në Kuvend. Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Bojan Stojanovski tha se, ata ofrojnë zgjidhje konkrete dhe se ka mjete në buxhet për këtë. Ai u bëri thirrje deputetëve që menjëherë të votojnë nevojën për këtë ligj përmes komisioneve parlamentare të votohet zgjidhje ligjore me të cilën deri në fund të vitit, në vend se 120 denarë, të marrin 160 denarë për racion studentor.

“Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së dorëzoi mbi 5 apo 6 amendamente që duhej të përmirësojnë drejtpërdrejt standardin studentëve. Kishte amendamente për rikonstruim të konvikteve studentore, efikasitet energjetik të konvikteve studentore, për përmirësim të standardit studentor, diçka që pa përjashtim shkurtohet gjithkund në këtë buxhet. As ato 120 denarë nuk i kishit parashikuar në buxhet, por me ndërhyrje të amendamenteve i keni përfshirë në buxhet”, tha Bojan Stojanoski, OBRM-PDUKM.


Ndërkohë, në seancën e sotme, Kuvendi votoi nevojën për miratimin e disa ligjeve me procedurë të shkurtuar të propozuara nga Qeveria, në mesin e të cilave edhe ligjin për realizimin e buxhetit për vitin 2023.

Kujtojmë se, komisioni amë dje përfundoi diskutimin e amendamente për propozim buxhetin për vitin 2023. Për propozim buxhetin u dorëzuan gjithsej 263 amendamente, prej të cilave rreth 200 nga OBRM-PDUKM. Ministria e Financave pranoi disa amendamente, por të ndryshuara dhe disa nga propozuesit i tërhoqën amendamentet.

Në propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm rritja është parashikuar në 2,9 për qind, ndërsa inflacioni 7,1 për qind. Të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 282 miliardë denarë dhe janë më të larta për 14,8 për qind në krahasim me vitin 2022, kurse shpenzimet në nivelin prej 324,8 miliardë denarë ose janë 12,6 për qind më të larta në krahasim me vitin 2022.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori