LAJMI I FUNDIT:

​Kuvendi rekomandohet të mos e miratojë vendimin e Avokatit të Popullit për zgjedhjen e 5 zëvendësve

​Kuvendi rekomandohet të mos e miratojë vendimin e Avokatit të Popullit për zgjedhjen e 5 zëvendësve

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Peticioni e Persona të Pagjetur ka rekomanduar Kuvendin që mos të miratojë rekomandimet e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e pesë zëvendësve të tij.

Deputetët në seancë plenare do të kenë para vetës për votim emrat e kandidatëve për zëvendës të Avokatit të Popullit, proces ky i cili nga komisioni është konsideruar jo i rregullt.


Deputetët e komisionit nuk e kanë përkrahur raportin dhe të njëjtit i kanë bashkangjitur një sqarim përmes së cilit tregojnë të gjeturat për çka vlerësojnë se procesi nuk është zhvilluar siç duhet.

“Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Peticione e Persona të Pagjetur ka shqyrtuar raportin me rekomandime për zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit, dhe rekomandohet Kuvendi që mos të miratohet propozim-vendimi i Avokatit të Popullit për zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit”, ka thënë kryetarja e komisionit, Duda Balje.

Duke theksuar se nuk ka ndonjë problem me emrat të cilët po dërgohen për votim në seancë të Kuvendit, deputetët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut kanë deklaruar se kandidatëve për zëvendës të Avokatit të Popullit u ka humbur afati për t’u ankuar në gjykatë, meqë të njëjtëve u është thënë të dërgojnë ankesat e tyre në këtë komisioni.

Por komisioni, ashtu siç e ka sqaruar Zyra Ligjore, ka të drejtë të shqyrtojë ankesat por jo edhe të marrë ndonjë vendim për ato.

Në mbledhjen e sotme të komisionit, deputetët kanë diskutuar disa orë para se të dalin me rekomandim.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci e ka konsideruar shqetësues faktin që në institucionin e Avokatit të Popullit të ketë lëshime të tilla.

“Ekziston ligji që ua njeh të drejtën secilit qytetar për ankesë, që kjo ndërlidhet me gjykatë, problemi tjetër është këtu, për faktin që janë drejtuar ankesat të ne si komision ua ka thyer një të drejtë këtyre që janë ankuar, është e drejtë e tyre që ua garanton ligji për ankesë, është kot tash, ka kaluar afati dhe ai nuk e ka mundësinë për t’u ankuar. Për mua është shqetësuese që një institucion i besueshëm si institucioni i Avokatit të Popullit të ketë lëshime të tilla”, ka thënë Bogujevci.

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka thënë se deputetëve në seancë duhet t‘u dërgohet sqarimi nga komisioni rreth paqartësive të hasura gjatë procesit.

“Nuk mund të pretendojmë se çdo gjë është në rregull dhe të dërgojmë një arsyetim se krejt procesi ka qenë në rregull dhe “lule drite”, e tash ne po i dërgojmë emrat. Ne po e dërgojmë komplet dokumentin, nuk ka nevojë ndoshta për krejt dosjet detaje, por për procesin duhet dërguar një sqarim e ata në seancë të vendosin a duan të procedojnë tutje”, tha Hoxha.

Hoxha ka pasur kritika edhe për mos-dëgjimin e ankesave të kandidatëve nga ana e komisionit, për çka tha se është e drejtë e tyre që të dëgjohen në Kuvend, pavarësisht që komisioni nuk mund të marrë ndonjë vendim rreth tyre.

Ndërsa kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje tha se komisioni duhet të dalë sot me rekomandim.

“Ne e kemi institucionin e Avokatit të Popullit, i cili është praktikisht jo funksional, pak edhe me fajin tonë, sepse jemi duke bërë punë për të cilat nuk jemi kompetentë, pse ne nuk kemi marrë vendim ditën e parë që nuk jemi kompetentë. Krejt çka ne jemi duke folur sot ka vetëm dy rrugë ose e kthejmë procesin në zero, ne mund të votojmë ose jo. Ne praktikisht vendosim sot a e kthejmë procesin në zero. Ne kemi folur tri javë për këtë dhe tash dilet pa rekomandim”, tha Balje.

Kuvendi i Kosovës voton pesë persona të cilët zgjedhën zëvendës të Avokatit të Popullit me mandat trevjeçar dhe mundësi rizgjedhjeje./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori