LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Maqedonisë votoi Qeverinë e re teknike

Kuvendi i Maqedonisë votoi Qeverinë e re teknike

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 101 vota ‘për’ votoi Qeverinë e re teknike me në krye Oliver Spasovskin.

Ministrat në Qeverinë teknike dhanë betim solemn ndërsa kjo Qeveri do të zgjasë 100 ditë, deri sa të mbahen zgjedhjet e parakohshme kuvendare, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në Qeverinë teknike opozita maqedonase, përveç ministrave në MPB dhe MPPS ka edhe zëvendësministra në Ministrinë e Financave, Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Bujqësisë.

Spasovski: Është koha që të organizohen zgjedhje korrekte dhe demokratike
Lexo po ashtu Spasovski: Është koha që të organizohen zgjedhje korrekte dhe demokratike

Për ministër të MPB, OBRM-PDUKM e propozoi Naqe Çulev ndërsa për ministre të Ministrisë së Punës dhe Politike Sociale është propozuar Rashela Mizrahi. Për zëvendësministre të financave propozohet Gordana Dimitreska Koçoska për në MSHIA, Nevenka Stamenkovska dhe në Ministrinë e Bujqësisë, Cvetan Tripunovski.

Me propozim të LSDM, zëvendësministre në MPB do të jetë Slavjanka Petrovska ndërsa në MPPS Sanela Shkrijejl.

Kjo është qeveria e dytë teknike para mbajtjes së zgjedhjeve kuvendare. Kryeministër i qeverisë së parë teknike ishte Emil Dimitriev nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Kalo në kategori