Kuvendi i Maqedonisë nesër do të jetë i hapur për qytetarët

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nesër do të jetë e hapur për vizitat e qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qytetarët do të mund ta shikojnë brendësinë e objektit si pikë referimi e një domethënie historike të shtetit të Maqedonisë dhe do të marrin përgjigje në pyetjet e tyre.
Kuvendi i Maqedonisë është e hapur çdo të premte në vijim të muajit, kurse qytetarët e interesuar duhet të paraqiten në numrin e telefonit 02/3113-683 ose në e-mail adresën s.stamenkovska@sobranie.mk së paku pesë ditë pune para vizitës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































