LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për heqjen e monopolit të homologimit

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për heqjen e monopolit të homologimit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 62 vota për dhe dy abstenim ka votuar rezolutën për heqjen e monopolit të homologimit.

Të premten e kaluar, përkundër debatit me orë të tëra, deputetët nuk kanë arritur të marrin një vendim në seancën e jashtëzakonshme për këtë çështje.


Kjo ka ndodhur për shkak se nuk u votuan propozimet e iniciuesit të kësaj seance të jashtëzakonshme, deputetit të LDK-së, Lutfi Zharku.

Debati për homologim - mbyllet seanca pa asnjë vendim
Lexo po ashtu Debati për homologim - mbyllet seanca pa asnjë vendim

Ai kërkoi që të shfuqizohet udhëzimi administrativ për procedurën për homologim dhe të hyjë në fuqi një udhëzim i ri administrativ. Ndërsa, theksoi se deri në fund të vitit të liberalizohet tregu i homologimit të automjeteve dhe sipas tij, urgjent duhet të merren masa për ndryshime legjislative që të ndërrohen monopolet. /Telegrafi/