Kuvendi konstatoi dorëheqjen e zëvendëskryeministrit Arben Fetai


Kuvendi, në kuadër të seancës së 104-të të sotme, konfirmoi dorëheqjen e zv. kryeministrit për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai.
Zëvendëskryeministri Fetai dha dorëheqjen më 1 qershor, duke njoftuar vendimin nëpërmjet rrjeteve sociale. Në një postim në Facebook, Fetai tha se po largohej nga detyra me kokën lart dhe me ndërgjegje të pastër.
"Ky është një vendim i menduar mirë, i marrë me bindjen se është hapi më i drejtë dhe dinjitoz në rrethanat aktuale. Gjatë këtyre dy viteve, kam pasur nderin dhe privilegjin t'i shërbej vendit, duke kontribuar në reformat që synojnë forcimin e llogaridhënies, transparencës dhe sundimit të ligjit.
Falënderoj të gjithë ata që besuan tek unë, më mbështetën dhe bashkëpunuan me mua në këtë udhëtim. A jam plotësisht i kënaqur me atë që kam arritur? Sigurisht që jo. Gjithmonë ka vend për më shumë dhe për më mirë. Por a kam punuar me përkushtimin maksimal për të hedhur një themel të fortë mbi të cilin të ndërtoj në të ardhmen? Pa hezitim", thuhet në dorëheqjen e Fetait.
Në dorëheqjen e tij, ai shpreh mirënjohje për besimin e treguar ndaj tij për të kryer funksionin e Zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë, por shton se në rrethanat aktuale, kushtet e nevojshme nuk ekzistojnë më që ai të kryejë funksionin me efikasitetin e kërkuar dhe për këto arsye ai po largohet nga pozicioni i tij./Telegrafi/



































