LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi kishte kërkuar sqarime nga AUV për vajin e rrezikshëm që përdoret në qumësht (Dokument)

Kuvendi kishte kërkuar sqarime nga AUV për vajin e rrezikshëm që përdoret në qumësht (Dokument)

Shteti po e konfirmon që në Kosovë shitet pije me yndyrë bimore, apo edhe vaj palme. Por në letra, shteti i referohet si “qumësht me yndyrë bimore”.

E për këtë pije me yndyrë bimore, shteti për kërkon që t’i vendoset një akcizë, por edhe të mos vendoset në vendet ku shitet qumështi. Pavarësisht këtyre rekomandimeve, në Kosovë ende vazhdon të shitet pije me yndyrë bimore, dhe kategorizohet si qumësht.


Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri ka dhënë 11 rekomandime më 30 nëntor të vitit 2015 për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Edhe pse këto rekomandime nuk i janë drejtuar saktë institucioneve që duhet, megjithatë ky komision i kërkon shtim të kontrollës Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

“Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të ngritin shkallën e performancës dhe të sigurojnë informata më të sakta për sasinë dhe për cilësinë e mallrave të importuara”, thuhet në rekomandimin e këtij komisioni, raporton lajmi.net.

Më tej në rekomandime thuhet se “Qeveria e Kosovës dhe Ministritë përkatëse, për një kohë të vendosin një akcizë në importin e produkteve të qumështit me yndyrë nga origjina bimore”.

Kjo e dëshmon se në Kosovë shitet qumësht me yndyrë bimore, e që në Bashkimin Evropian, ky produkt është rreptësisht i ndaluar për shkak të rrezikut që mund të shkaktojë sëmundje vdekjeprurëse.

Ky komision i kërkon Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë forcim të kontrollës së importit, por edhe produktet me përmbajtje bimore, mos të përzihen me ato të qumështit.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë duhet ta forcojë kontrollin përkatës ligjor të importit, ndërsa inspektorët e tregut të sigurojnë ekspozimin e tyre korrekt, të ndarë në vende të posaçme dhe jo në vende të përziera me produkte të qumështit”.

Ky komision premton se do ta përcjell mbikëqyrjen e këtyre rekomandimeve.

“Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri të përcjell zbatimin e këtyre rekomandimeve dhe do ta informojë në një periudhë 6 mujore mbi aktivitetin dhe rezultatet e zbatimit të tyre”.

Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri Muhamet Mustafa ka thënë se këto rekomandime janë neglizhuar.

“Kemi vërejtur një neglizhim të këtyre rekomandimeve. Ndoshta edhe këto konstatime na i hapin sytë”.

Kujtojmë se Autoritetit Europian për Sigurinë Ushqimore, po konstaton se vaji i palmës është i rrezikshëm e veçanërisht tek moshat e reja. Një eksperiment që e ka bërë ky autoritet, që është njëri nga më seriozët në botë, në kafshë, është konstatuar se ua shkatërron veshkat, ADN-në dhe shkakton kancer. Po ashtu kremi i çokollatës “Nutella” wshtw hequr nga tregu pasi përmban vaj bimor palme. /Telegrafi/