LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi formoi komisionin hetimor për dëbimin e gjashtë gylenistëve

Kuvendi formoi komisionin hetimor për dëbimin e gjashtë gylenistëve

Kuvendi ka formuar Komisionin hetimor parlamentar, në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars.

Komisioni përbëhet nga 11 anëtarë. LDK, VV dhe PSD i kanë 5 anëtarë dhe PDK, AAK, Lista Serbe, Nisma dhe 6 Plus i kanë 6 anëtarë.


Kryesues i këtij komisioni do të jetë Xhelal Sfeçla nga VV. Ndërsa zëvendës kryesues do të jetë Driton Selmanaj.

Ndërsa anëtar të këtij komisioni janë Anton Quni nga LDK. Ndërsa anëtar të këtij komisioni nga PDK janë Hajdar Beqa dhe Ganimete Musliu.

Nga VV Sami Kurteshi dhe nga PSD Dardan Molliqaj. Nga AAK Muharrem Nitaj, Haxhi Shala nga Misma dhe Bahrim Shabani nga 6 plus. Ndryshe komisioni ka afat 4 muaj që t’i propozoj Kuvendit, raportin e tij. /KP/