BDI synon kreun e Kuvendit në përbërjen e re parlamentare. Zyrtarë të lartë të kësaj partie thonë se ky post për ta është i arritshëm, por sqarojnë se në negociatat me mandatarin për qeverinë e re do të fokusohen më tepër në kërkesat e bëra publike tashmë nga ky subjekt, raporton Alsat M.
Ndërkohë, rreth tre javë pas konstituimit puna e Kuvendit vijon të jetë e bllokuar. Akoma nuk është zgjedhur kryeparlamentari i ri ndërsa nuk janë formuar as komisionet kuvendore.
Juristi Mersim Maksuti, thotë se moszgjidhja e kryetarit të ri të Parlamentit e komplikon edhe më tepër situatën politike në vend. Procesi, sipas tij, po zvarritet për shkak se ende nuk ka marrëveshje për koalicionin e ri qeveritar që do të përbënte edhe mazhorancën në Kuvend, e nevojshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri .
Gjendja momentale politike ndikon në funksionimin e parlamentit, formimin e trupave kuvendor dhe thellon ngërçin politik. Nga formimi i qeverisë varet drejtpërdrejt edhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit – deklaroi profesori Mersim Maksuti.
Kryeparlamentari i ri nuk pritet të zgjedhjet para 29 janarit kur skadon afati ligjor i mandatarit Nikolla Gruevski për formimin e qeverisë. Në rast se nuk arrihet marrëveshje për koalicionin e ri qeveritar mbetet e paqartë se kush do të shpall zgjedhjet e reja të parakohshme apo ato lokale që pritet të mbahen në maj. Ndërkohë, në Kuvend aktualisht nuk funksionon asgjë, madje sipas të punësuarve në këtë institucion, deputetët e rinj ende nuk kanë filluar të paraqiten në zyrat e tyre. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=X3592NSvuyM
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rivotim në shtatë vendvotime në Maqedoni, sot votojnë të sëmurët dhe të burgosurit
Martesa homoseksuale në Bashkinë e Tiranës, reagojnë të alarmuara komunitetet fetare
Ministri kroat: Situata në Kosovë nuk është e mirë, por forcat tona janë aty për të ruajtur paqen
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251