LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi diskuton edhe për autobusët e rinj të Prishtinës

Kuvendi diskuton edhe për autobusët e rinj të Prishtinës

Me 82 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rehabilitimin e rrugëve rajonale.

Por lideri i VV-së Visar Ymeri tha se VV do ta votojë këtë marrëveshje për kredi, e cila si synim ka rehabilitimin e disa rrugëve.


Por investimet në infrastrukturë, sipas Ymerit kanë qenë çerdhe e korrupsionit.Ndërsa kërkoi nga ministri Hoti të informojë se çfarë u bë me kredinë për autobusët e komunës së Prishtinës

“Investimet në infrastrukture kanë qenë për një kohë të gjatë dhe qerdhe e korrupsionit. Për shkak të korrupsionit këto rrugë çdoherë e më keq po ndërtohen dhe janë të ndërtuara me materiale të dobëta për çdo herë e më shpesh po prishen…. desha ta pyes ministrin për një çështje që slidhet drejtpërdrejtë me të. Ministër kur e keni ndermen me sjellë marrëveshjen për autobusët në këtë formë që ta ratifikojmë në Kuvend” , tha Ymeri.

E ministri i Financave Avdullah Hoti tha se janë disa hapa që duhet përfundojnë, për garancionin për kredi për trafikun urban. Ai tha se janë disa hapa ligjor, të cilët nuk mund të tejkalohen, për t’i plotësuar kërkesën kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmetit.

E në lidhje me këtë ka reaguar deputeti i LDK-së Armend Zemaj, i cili tha se është mirë që njëherë të mbyllen gropat nëpër rrugët e Prishtinës dhe pastaj t’i sjellin autobusët, të cilët mund të prishen në rrugët me gropa.

Por Zemajt iu kundërpërgjigj Glauk Konjufca nga VV i cili tha se është goxha e vështirë, të mbyllen gropat e Isa Mustafës.

“Është vështirë në Prishtinë, me i mbyll krejt gropat e Isa Mustafes. Prej 15 mijve që i ka lënë ai, Shpend Ahmeti i ka mbyll nja 10 mijë, po edhe nja 5 mijë na ka në mbet. Por do t’i mbyllim të gjitha me siguri”, tha Konjufca.

Ndryshe, në seancën e sotme u miratua dhe Projektligjit për ratifikimin e Konventës për heqjen e Kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja (5 tetor 1961), Ligji për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. Ndërsa Projektligji për Investimet strategjike në Republikën e Kosovës me kërkesë të kryeministrit Mustafa, kthehet për rishqyrtim në dy komisionet përkatëse.

Kuvendi po ashtu ka emëruar dhe anëtarët e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës. Kryetar i këtij komisioni, është emëruar Valon Prestreshi, zëvendëskryetar Ahmet Krasniqi, ndërsa Fatime Haziri, Muhamet Krasniqi dhe Shaqir Morina janë emëruar anëtarë të këtij komisioni.

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori