LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi dështon të zgjedhë anëtarët e Bordit të OSHP-së

Kuvendi dështon të zgjedhë anëtarët e Bordit të OSHP-së

Deputetët e Kualicionit qeverisës në Kuvendin e Kosovën, kanë dështuar që të plotësojnë Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP).

Kryesuesi i seancës së Kuvendi të Kosovës Xhavi Haliti ka hedhur dy herë në votim kandidatët e propozuar për anëtarë të bordit të OSHP-së po në të dy herët ka dështuar.


Në herën e parë 43 vota kanë qenë pro, 1 votë kundër, kurse në herën e dytë për dallim nga hera e parë ka qenë një abstenim.

Ndryshe rekomandimin e organit Përzgjedhës të Pavarur për emërimin e anëtarëve të Organin Shqyrtues të Prokurimit, ka konstatuar se asnjë nga përfaqësuesit e komunitetit serb nuk i ka plotësuar kushtet për të qenë pjesë e OSHP-së. /Telegrafi/