LAJMI I FUNDIT:

Kutia e Suprizave, me shumë ZBRITJE e befasi!

Kutia e Suprizave, me shumë ZBRITJE e befasi!

Befasitë për festat e fundvitit në GjirafaMall nuk kanë të ndalur. Që nga sot, e deri me 31 dhjetor të këtij viti, të gjithë ju që bleni në qendrën më të madhe tregtare të blerjeve online në Kosovë, do të përfitoni zbritje speciale në produktin tuaj të preferuar!

Krejt çka duhet të bëni, është të futeni në ueb-faqen e GjirafaMall duke klikuar KËTU, të përzgjidhni produktin apo produktet tuaja të preferuara, dhe të na shkruani në livechat, Facebook, apo Instagram. Në livechat, do të kuptoni surprizën apo zbritjen speciale për produktin tuaj të preferuar. Zbritje dhe supriza ju presin në super-brende si Hugo Boss, VANS, Chanel, Armani, Versace, Tom Ford e të tjera.

GjirafaMall, si qendra më e madhe tregtare e blerjeve online në Kosovë, ju sjell 140.000 produkte nga 12 kategori, si veshmbathje, kozmetikë, libra, produkte shtëpiake e të tjera. Të gjitha këto produkte, mund ti porositni online, ndërsa pagesën e bëni pasi ta pranoni porosinë, me para në dorë apo kartelë bankare. Për çdo informatë shtesë, na kontaktoni përmes livechatit, apo në numrin kontaktues +383 49 39 00 39!

Ju kujtojmë se për produktet të cilat veçse janë në zbritje, befasitë do të jenë dhuratat e ndryshme apo transporti falas!