LAJMI I FUNDIT:

Kushtrim Xhemaili shef për Informim në Shtabin e Aleancës për Prishtinë

Kushtrim Xhemaili shef për Informim në Shtabin e Aleancës për Prishtinë

Sipas një njoftimi të AAK-së, Shtabi Zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë, ka emëruar shef për Informim Kushtrim Xhemailin.

I njëjti njihet për bashkëpunimin me media tash e sa kohë.


Shtabi ka paralajmëruar se në kuadër të kompletimit dhe te funksionalizimit sa më të mirë të ekipit të Aleancës për Prishtinën, që kryesohet nga kandidati për kryetar të Prishtinës Daut Haradinaj, në vazhdim do të emërohen edhe shefat e departamenteve për të gjitha sektorët e qeverisjes lokale të Prishtinës.