LAJMI I FUNDIT:

Kushtrim Cukaj shkarkohet nga posti i sekretarit në MIE

Kushtrim Cukaj shkarkohet nga posti i sekretarit në MIE
Foto: Arkiv

Komisioni Disiplonor për Pozitat e Nivelit të Lartë Drejtues në Shërbimin Civil të Qeverisë së Kosovës, ka njoftuar se i është ndërprerë kontrata e punës sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Integrimit Evropian, Kushtrim Cukaj.

Sipas njoftimit, Cakaj ka bërë shkelje të rënda dhe të shumta të detyrave të punës gjatë ushtrimit të funksionit të tij si sekretar, transmeton Telegrafi.


Njoftimi i plotë:

Sot, më 22 maj 2020, Komisioni Disiplinor për Pozitat e Nivelit të Lartë Drejtues në Shërbimin Civil të Qeverisë së Kosovës, i themeluar në bazë të Vendimit të Qeverisë Nr. 08/25 të datës 17 prill 2020, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të lëndës, si dhe në bazë të kompetencave të tij, Komisioni Disiplinor mori Vendimin Nr. 575/2, me të cilin ka shqiptuar masën disiplinore “Ndërprerje e marrëdhënies së punës” për z. Kushtrim Cukaj, Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Integrimit Evropian, për shkak të shkeljeve të rënda dhe të shumta të detyrave të punës gjatë ushtrimit të funksionit të tij në këtë pozitë.

Shkeljet e konstatuara kanë të bëjnë me keqadministrimin në lidhje me kontratat e lobimit, kontratat mbi qiradhënien e objektit për MIE dhe kontratat për marrëveshje të veçanta të shërbimeve në administratën e institucionit; shkaktimin e dëmit financiar ndaj MIE-së; shkeljen dhe mos-përfilljen e obligimeve që burojnë nga marrëveshja ndërkombëtare nga projekti Skema Profesionistët e Rinj; shkeljen e Kodit të Mirësjelljes në Shërbimin Civil; marrjen e masave disiplinore në mënyrë të jashtëligjshme ndaj stafit të MIE-së; mos-kryerjen e obligimeve për vlerësimin e rregullt vjetor sipas procedurave ligjore; komunikimin joprofesional në raport me partnerët e jashtëm; si dhe refuzimin për të zbatuar vendimin administrativ të formës së prerë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori