Kushtoni vëmendjen këtyre dy përbërësve në përbërjen e sapunit antibakterial, sepse mund të dobësojë imunitetin
Nga frika e infeksionit njerëzit kanë filluar të përdorin gjithfarë mjetesh për dezinfektim të duarve, mirëpo do të duhej të mendoni dy herë se me çfarë i dezinfektoni duart
Është e kuptueshme që njerëzit tani po përpiqen të veprojnë kundër baktereve, por është konstatuar që mjete të caktuara antibakteriale dhe antifungale, të cilat shtohen në disa produkte mund të kenë efekte të dëmshme në sistemin tonë imunitar, transmeton Telegrafi.
Kushtoni kujdes triklosanit dhe triklokarbanit në etiketat para se të blini mjete antibakteriale për duar, thotë dr. Diana Gall.
Bashkimet e fuqishme kimike mund të eliminojnë nga lëkura bakteret e dobishme të cilat jetojnë në lëkurë dhe të cilat do të mbronin trupin tonë dhe do të bënin rrjetën e rëndësishme të sigurisë së imunitetit tonë – shpjegon mjekja.
Triklosani dhe triklokarbani zakonisht mund të gjenden në produkte të konsumit të gjerë siç janë sapunët, detergjentet dhe pastat e dhëmbëve.
Rreziku ka përfshirë zhvillimin potencial të baktereve të cilat janë rezistuese ndaj antibiotikëve, ndryshimin në raportet e hormoneve dhe dobësimin e sistemit imunitar.
– Gjatë pandemisë duhet patjetër të jemi të kujdesshëm në mënyrë që të mbrojmë sistemin tonë imunitar – këshillon dr.Gall dhe shton që më së miri është të shmangen mjetet me këta dy përbërës. /Telegrafi/
Burimi: www.express.co.uk
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë