LAJMI I FUNDIT:

Kushti që Alexander-Arnold i ka vendosur Liverpoolit për kontratën e re

Kushti që Alexander-Arnold i ka vendosur Liverpoolit për kontratën e re

Nuk kalon asnjë ditë që në mediat angleze nuk shkruhet për të ardhmen e mbrojtësit Trent Alexander-Arnold.

Mbrojtësi i djathtë është futur në muajt e fundit të kontratës me Liverpoolin dhe nëse ai nuk rinovon mund të largohet në verë si futbollist i lirë.

Por drejtuesit e Liverpoolit po vazhdojnë bisedimet me agjentët e futbollistit për të gjetur marrëveshje për kontratë të re, edhe pse tani problemi qëndron te paratë.


Alexander-Arnold ka refuzuar tre oferta për rinovimin e kontratës nga Liverpooli
Lexo po ashtu Alexander-Arnold ka refuzuar tre oferta për rinovimin e kontratës nga Liverpooli

Sipas gazetës angleze The Sun, drejtuesit e Liverpoolit i kanë oruar kontratë e re Arnoldit me rritje të pagës nga 170,000 në 250,000 funte në javë.

Edhe pse është një rritje e konsiderueshme, mbrojtësi nuk e konsideron të mjaftueshme, pasi dëshiron që paga e tij të jetë në të njëjtin nivel me atë të Mohamed Salah, me egjiptianin që aktualisht fiton rreth 350 mijë funte në javë (rreth 22 milionë euro në vit).

Liverpooli ia cakton çmimin Alexander-Arnold pas interesimit të fortë nga Real Madridi
Lexo po ashtu Liverpooli ia cakton çmimin Alexander-Arnold pas interesimit të fortë nga Real Madridi

Dhe këtë shumë menaxherët e Alexander-Arnold i kanë kërkuar edhe Real Madridit që mbetet favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e tij.

Mbetet të shihet nëse drejtuesit e Liverpoolit do t’i plotësojnë kërkesat e Alexander-Arnold me mbrojtësin e djathtë që gjithmonë ka shprehur gatishmërinë për të qëndruar në Anfield. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori