LAJMI I FUNDIT:

Kushtetuta është një bazë e mirë, mbi të cilën është ndërtuar shteti ynë

– Fjala e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në njëvjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës –

I nderuar Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi
I nderuar President i Kosovës, Fatmir Sejdiu
Miq të nderuar të Kosovës
I nderuari President Ahtisari
I nderuari Albert Rohan
I nderuari Piter Feith
Të nderuar ambasadorë
Zonja dhe zotërinj,


Kushtetuta është themeli i çdo shteti, prandaj Kushtetuta jonë është një bazë e mirë mbi të cilën është ndërtuar shteti ynë i ri.

Gjithë historinë e saj politike Kosova vendi ynë dhe qytetarëve të saj u është imponuar dhunshëm Kushtetuta . Sot një vit më parë, Kosova miratoi për herë të parë Kushtetutën e vullnetit të vet.

Ishte kulminacioni i një rruge të gjatë për një republikë të re, të përkushtuar për liri dhe rend demokratik.

Shumë njerëz kanë sakrifikuar kaq shumë dhe shumë kohë, prandaj kjo Kushtetutë qëndron si monument për t’i inkurajuar të gjithë ata që luftuan për të drejtat tona dhe për pavarësinë tonë.

Kushtetuta shkruhet që të jetë dokument që nuk e shkel koha.

Ne e shikuam dhe u konsultuam me mendjet më të ndritura të ligjit në këtë shtet dhe në tërë botën, shumë prej të cilëve janë me ne këtu sot.

Por, çka është më me rëndësi, e dëgjuam zërin dhe vullnetin e popullit të Kosovës.

Kushtetuta jonë deklaron qartë se Republika e Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit të ligjit.

Ajo flet dhe respekton të drejtën e pronës, mosdiskriminimin, mbrojtjen e mjedisit, drejtësinë sociale, lirinë e medies, pluralizmin.

Të gjithë ne, posaçërisht ne që jemi në pushtet më mirë se askush tjetër e kuptojmë se edhe mediet janë partnerë, por edhe kritike në raport me pushtetin. Duhet kuptuar dhe mirëpritur një gjë të tillë. Kjo është dëshmia më e mirë për funksionimin e një shoqërie të shëndoshë, të lirë dhe demokratike.

Prandaj Kosova është shtet i lirë, demokratik dhe paqedashës që do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të saj.

Kosova sot është demokraci moderne evropiane, rritja dhe zhvillimi i së cilës është i paevitueshëm.

Kosova respekton të drejtat e minoriteteve në kuptimin më afirmativ të mundshëm.

Në të njëjtën kohë janë të paevitueshme janë edhe sfidat me të cilat do të përballemi dhe me rrugën e gjatë që duhet ta bëjmë bashkërisht.

Qytetarët e shtetit tonë janë të vetëdijshëm se çdo pjesëtar i shoqërisë sonë, pa marrë parasysh racën, gjininë, fenë apo kombin duhet t’i ketë të drejtat të mbrojtura dhe zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe respektohet.

Këto të drejta dhe ideale janë mishëruar në Kushtetutën e Republikës sonë.

Zonja dhe zotërinj,

Gjithmonë do të kujtojmë datën 15 qershor 2008, si datë në të cilën të drejtat tona dhe Kushtetuta jonë u bënë realitet.

Fryma e unitetit që i ka bashkuar kosovarët për ta arritur pavarësinë, ka mbetur me ne deri këtë ditë të sotme.

E ardhmja jonë, çdo ditë e më shumë është e ndritur dhe e sigurt.

Të shkojmë drejt të ardhmes së bashku, krenar dhe të bashkuar, dhe t’i qëndrojmë besnikë kësaj Kushtetute, që është marrëveshje e përjetshme ndërmjet institucioneve dhe popullit të cilit i shërben ajo.

Faleminderit shumë.

Në trend

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Kalo në kategori