Ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi hynë në fuqi mesditën e të enjtes, pasi u mbushën 15 ditë nga botimi në Fletoren Zyrtare.
Sipas përcaktimeve të reja, organi i parë që duhet të zgjidhet deri të martën e ardhshme është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, por Presidenti Nishani konstatoi se ka një ngërç për zbatimin e Kushtetutës.
Shkak është bërë mungesa e ligjit, i cili përcakton kriteret kualifikuese të kandidatëve për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Presidenti ka bërë disa konsultime për të gjetur mirëkuptimin e të gjitha grupeve parlamentare, për mënyrën sesi do t’i japë zgjidhje ngërçit kushtetues.
Por, sido që të jetë vendimi, ligji përkatës ende nuk është gati. Nga 7 ligjet e paketës së emergjencës, vetëm ligji i “vetting”-ut është përgatitur për fazën e diskutimit, që do të thotë se ndryshimet kushtetuese janë larg fazës së zbatimit edhe për të paktën dy muaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KFOR: Nuk ishim të përfshirë në aksionin e djeshëm në veri
Musliu: Koncepti se partia që humb zgjedhjet në kampin shqiptarë mund të bëhet pjesë e qeverisë nuk do të jetë në funksionim afatgjatë
Përfundojnë rreth 70 për qind e punimeve për hekurudhën Tiranë-Durrës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251