LAJMI I FUNDIT:

Kushtetuesja publikon vendimin e plotë me të cilin hedh poshtë ankesat e Hamitit dhe Fazliut për rastin e emërimit të Kryeprokurori të Shtetit

Kushtetuesja publikon vendimin e plotë me të cilin hedh poshtë ankesat e Hamitit dhe Fazliut për rastin e emërimit të Kryeprokurori të Shtetit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar vendimin e plotë, me të cilin kërkesat e parashtruara nga Shqipdon Fazliu dhe Armend Hamiti, që të dy kandidatë për Kryeprokurorë të Shtetit, të cilët kanë kontestuar kushtetutshmërinë e vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për propozimin e Blerim Isufaj në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, i ka shpallur të papranueshme.

Në vendimin e Kushtetueses thuhet se kjo gjykatë vendosi t’i shpallë të papranueshme këto kërkesa, me arsyetimin se parashtuesit nuk i kanë shterur të gjitha mjetet juridike.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi kërkesat e bashkuara në rastet KI 57/22, parashtruar nga Shqipdon Fazliu dhe KI 79/22, parashtruar nga Armend Hamiti, që të dy kandidatë për Kryeprokurorë të Shtetit të Republikës së Kosovës, të cilët e kontestojnë kushtetutshmërinë e Vendimit të 6 prillit 2022 të Këshillit Prokurorial të Kosovës për propozimin e z. Blerim Isufaj në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Gjykata, vendosi që kërkesat përkatëse t’i shpallë të papranueshme mbi baza procedurale, sepse parashtruesit e kërkesave nuk i kanë shteruar mjetet juridike siç është përcaktuar me paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim.

Tutje thuhet se në këtë rast, gjykata fillimisht shtjelloi dhe më pas aplikoi në rrethanat e rasteve konkrete, parimet e përgjithshme të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNJ), sa i takon shterimit të mjeteve juridike.

“Në vlerësimin e pranueshmërisë së kërkesave të parashtruesve, Gjykata, së pari, theksoi se nuk është kontestuese që të njëjtit i janë drejtuar Gjykatës pa shteruar asnjë mjet juridik, siç është përcaktuar në paragrafin 7 të nenit 113 të Kushtetutës. Për pasojë, dhe për të vlerësuar nëse parashtruesit e kërkesave plotësojnë kriteret për t’u liruar nga ky detyrim kushtetues, Gjykata fillimisht shtjelloi dhe më pas aplikoi në rrethanat e rasteve konkrete (i) parimet e përgjithshme të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të Gjykatës, për sa i takon shterimit të mjeteve juridike; (ii) praktikën relevante gjyqësore të Gjykatës që ndërlidhet me kontestimin e vendimeve të Këshillit Prokurorial, Këshillit Gjyqësor, por edhe autoriteteve tjera publike, vendimet e të cilave janë kontestuar në kuptim të përzgjedhjes ose jo në funksione të caktuara publike; si dhe (iii) parimet relevante të shtjelluara nëpërmjet opinioneve të Komisionit të Venecias”, thuhet tutje.

Kushtetusja i hedh poshtë ankesat e Hamitit dhe Fazliut për rastin e emërimit të Isufajt si Kryeprokuror i Shtetit
Lexo po ashtu Kushtetusja i hedh poshtë ankesat e Hamitit dhe Fazliut për rastin e emërimit të Isufajt si Kryeprokuror i Shtetit

Kushtetuesja thotë se bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj, kriteri i shterimit të mjeteve juridike nuk mund të aplikohet në mënyrë tejet formaliste, por mund të ketë përjashtime vetëm nëse palët përkatëse bazuar në parimin e barrës së provës, argumentojnë para gjykatës se nuk ekziston mjeti juridik ose në të kundërtën, të argumentojnë se mjeti ekzistues juridik nuk është efektiv.

“Në kontekst të të lartcekurave, Gjykata theksoi se bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kriteri i shterimit të mjeteve juridike, nuk mund të aplikohet në mënyrë tejet formaliste dhe rrjedhimisht, mund të ketë përjashtime, por vetëm nëse palët përkatëse, bazuar në parimin e barrës së provës, argumentojnë para Gjykatës se nuk ekziston mjeti juridik ose në të kundërtën, të argumentojnë se mjeti ekzistues juridik nuk është efektiv sepse (i) nuk është në “dispozicion dhe i qasshëm”; dhe (ii) nuk është “mjaftueshëm i sigurt jo vetëm në teori, por edhe në praktikë”. Për më tepër, bazuar në të njëjtën praktikë gjyqësore, parashtruesit përkatës duhet të argumentojnë që “kanë bërë gjithçka që mund të pritet në mënyrë të arsyeshme nga ata që të shterojnë mjetet juridike”, duke marrë parasysh se “dyshimet e thjeshta” të një parashtruesi rreth joefektivitetin të një mjeti juridik, nuk vlejnë si arsye për ta liruar nga detyrimet kushtetuese”, vazhdon vendimi.

Po ashtu, thuhet se në aplikimin e këtyre kritereve në rrethanat e rasteve konkrete, gjykata theksoi se mjeti juridik ekziston dhe se të njëjtit i është referuar gjykata në mënyrë të vazhdueshme.

“Në aplikimin e këtyre e kritereve në rrethanat e rasteve konkrete, Gjykata theksoi se (i) mjeti juridik ekziston dhe është i përcaktuar në Ligjin për Konflikte Administrative, dhe se të njëjtit, Gjykata, përmes praktikës së saj gjyqësore, i është referuar në mënyrë të vazhdueshme; dhe (ii) parashtruesit e kërkesave nuk kanë parashtruar asnjë argument në plotësim të kritereve të lartcekura, përkatësisht lidhur me “disponueshmërinë”, “qasshmërinë” dhe “sigurinë e mjaftueshme në teori dhe praktikë”, kritere këto që burojnë nga praktika gjyqësore e Gjykatës dhe e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Gjykata, ndër tjerash, sqaroi se (i) fakti që Ligji për Këshillin Prokurorial mund të mos ketë përcaktuar mjet specifik juridik, nuk përjashton aplikueshmërinë e normave tjera juridike, përfshirë Ligjin për Konflikte Administrative; dhe (ii) referimi në ngarkesën me lëndë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, nuk mund të lirojë një parashtrues të një kërkese individuale nga një detyrim kushtetues, sepse një pretendim i tillë, për më tepër i paargumentuar përmes praktikës relevante gjyqësore, kualifikohet si “dyshim i thjeshtë” përkitazi me mungesën e pretenduar të efikasitetit të mjetit juridik”, thuhet në këtë vendim.

Kushtetuesja vlerëson se argumenti kryesor i parashtruesve të kërkesave mbi bazën e të cilit pretendojnë lirimin nga detyrimi i plotësimit të kritereve kushtetuese, është referenca në praktikën gjyqësore të gjykatës, përkatësisht në aktgjykimin KI 99/14 dhe KI 100.14.

“Gjykata nënvizoi se, argumenti kryesor i parashtruesve të kërkesave mbi bazën e të cilit pretendojnë lirimin nga detyrimi i plotësimit të kritereve kushtetuese, është referenca në praktikën gjyqësore të Gjykatës, përkatësisht në Aktgjykimin KI 99/14 dhe KI 100/14, përmes të cilit në vitin 2014, Gjykata, përjashtimisht dhe duke u referuar në rrethanat e rastit përkatës, kishte liruar parashtruesit e kërkesës nga detyrimi për shterimin e mjeteve juridike dhe kishte vlerësuar kushtetutshmërinë e vendimit për propozimin e Kryeprokurorit të Shtetit, duke konstatuar jokushtetutshmërinë e të njëjtit. Gjykata gjithashtu nënvizoi se, ngjashëm edhe në dy Aktgjykime tjera, përkatësisht Aktgjykimet KI 34/17 dhe KI 55/17, kishte liruar parashtrueset përkatëse nga detyrimi për shterimin e mjeteve juridike dhe kishte vlerësuar kushtetutshmërinë e vendimeve përkatëse për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Supreme dhe Gjykatës së Apelit, respektivisht. Gjykata tutje theksoi se, në kontekst të kontrollit individual, nuk ka asnjë rast tjetër në praktikën e saj gjyqësore në të cilin janë bërë përjashtime të tilla, jo vetëm në vlerësimin e akteve të Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor, por as akteve të pushtetit ekzekutiv e legjislativ, në kuptim të vendimeve për përzgjedhje, emërim ose propozim në funksione publike”, thuhet në vazhdim.

Gjithashtu, gjykata thekson se referenca në rastin KI 99/14 dhe KI 100/14, nuk nënkupton të drejtën e fituar për lirim nga detyrimi kushtetues për shterimin e mjeteve juridike, sepse praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe e Gjykatës, qartësisht përcaktojnë se vlerësimi për lirimin nga detyrimi për shterimin e mjeteve juridike bëhet në secilin rast veç e veç bazuar në kriteret e lartcekura përkitazi me efektivitetin e mjetit juridik dhe parimin e barrës së të provuarit.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka propozuar Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit, por vendimin për dekretimin ose jo të tij nuk e ka marrë ende presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori