LAJMI I FUNDIT:

Kushtetuesja pranon se Supremja i ka dorëzuar kërkesën për shfuqizimin e ligjit për Trepçën

Kushtetuesja pranon se Supremja i ka dorëzuar kërkesën për shfuqizimin e ligjit për Trepçën

Një gjyqtar i vetëm i Kolegjit të shkallës së parë të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, nga EULEX-i ka thënë se Ligji për Trepçën është antikushtetues. Me këtë rast, Supremja i ka dërguar kërkesë Gjykatës Kushtetueses për ta shfuqizuar Ligjin për Trepçën.

Gjyqtari i EULEX-it: Ligji për Trepçën është antikushtetues
Lexo po ashtu Gjyqtari i EULEX-it: Ligji për Trepçën është antikushtetues

E kjo kërkesë tashmë është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese.


“Kjo kërkesë tashmë është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo do të procedohet dhe do të shqyrtohet si edhe çdo kërkesë tjetër e parashtruar në Gjykatë”, thuhet në përgjigjen e Kushtetueses për Telegrafin.

Gjyqtari i EULEX-it ka arritur në përfundim se ligji është antikushtetues për dy arsye të ndryshme, që të dyja të bazuara në të drejtave themelore që e garantojnë pronën (neni 46 i Kushtetutës).

“Së pari, ligji ka efektin e një shpronësimi pa kompensim në dëm të paditësit, i cili është një kreditor i Trepçës. Së dyti, shpronësimi i pjesshëm kryhet në dobi të personave privat pa ndonjë arsyetim”, thuhet në arsyetimin e tij./Telegrafi/