Kushtetuesja i bashkon kërkesat e Kurtit dhe deputetëve të LVV-së për dekretin e presidentes
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të bashkojë në një procedurë të vetme kërkesën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe atë të 30 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me dekretin e presidentes, Vjosa Osmani.
Kështu tha për Telegrafin nga zyra për media në Gjykatën Kushtetuese, Veton Dula.
Sipas tij, të dyja kërkesat do të shqyrtohen së bashku pasi siç tha "kanë të njëjtin objekt shqyrtimi'.
“Gjykata ka vendosur që të bashkojë kërkesën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës përkitazi me Dekretin e Presidentes me kërkesën e parashtruar nga znj. Arbërie Nagavci dhe 30 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për shkak të objektit të njëjtë të çështjes", ka thënë Dula. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



























