LAJMI I FUNDIT:

Kushtet e këqija arsye pse qytetarët nuk preferojnë trenin për udhëtim

Kushtet e këqija arsye pse qytetarët nuk preferojnë trenin për udhëtim

Numri i udhëtarëve që përdorin trenin në Kosovë për transport nuk është i madh, ndërmarrja që merret me transportin e udhëtarëve “Trainkos”, ka paralajmëruar investime që do të përmirësojnë kushtet për udhëtarë.

Hekurudhat e Kosovës – “Trainkos”, ka realizuar investime në disa projekte gjatë vitit 2016 dhe ka planifikuar investime të reja. Kështu ka bërë të ditur Valon Murseli, zëdhënës në këtë ndërmarrje. Ai tha se kushtet e ofruara deri më tani në transportin e udhëtareve kanë qenë në përputhje me mundësitë financiare mirëpo kompania ka planifikuar investime të reja.


“Planifikohen investime siç është vendosja e Wi-Fi në vagonët e udhëtareve”, tha Murseli për rtklive.com. Ai shtoi se investimet e realizuara në disa projekte gjatë vitit 2016, do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve dhe sigurisë gjatë udhëtimit me tren.

Në mesin e investimeve ai tha se përfshihet edhe blerja e 10 vagonëve dhe riparimi i disa lokomotivave. “Me vendosjen në funksion të këtyre vagonëve me standard të lartë presim edhe rritjen e numrit të udhëtarëve në ketë relacion”, theksoi Murseli.

Ai bëri me dije se gjatë vitit 2016 numri i udhëtarëve që kanë përdorur trenin si mjet udhëtimi ka qenë 278,190 udhëtarë, ndërsa në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017 ishin 108,738 udhëtarë.

Në anën tjetër qytetari Leonard Krasniqi , i cili shpesh e përdor trenin për udhëtim tha se duhet të përmirësohen kushtet në transportin hekurudhor të Kosovës.

Sipas tij, ekzistojnë disa arsye, se pse qytetarët nuk e përdorin shumë transportin hekurudhor, duke i theksuar ndalesat në secilin fshat nga Prishtina deri në Pejë. “Unë udhëtoj nga Prishtina në Pejë dhe deri atje treni ndalet shumë herë. Kjo është një nga arsyet pse udhëtarët nuk e përdorin shumë trenin”, tha ai.
Krasniqi deklaroi se një problem tjetër që po ballafaqohen udhëtarët lidhet me orarin e papërshtatshëm si dhe vagonët e vjetër të trenave.

“Trenat e vjetër po bëjnë që mos të ketë kushte të mira për të udhëtuar. Le që nuk ka kushte të mira por edhe atëherë kur dëshirojmë të udhëtojmë me tren oraret janë të papërshtatshme”, u shpreh Krasniqi për rtklive.com

“Trainkos” operon në tri linja të rregullta, me 10 trena brenda ditës, në dy linja vendore dhe një linjë ndërkombëtare në këto relacione; Prishtine –Pejë, Prishtinë- Shkup dhe Fushë Kosovë – Hani i Elezit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori