LAJMI I FUNDIT:

Kush shpenzon dhe kush paguan? Qe pse çiftet zihen për para

Kush shpenzon dhe kush paguan? Qe pse çiftet zihen për para

Qëndrimi i ndryshëm ndaj parasë shkatërron më shumë martesa sesa tradhtia, kurse hulumtimet tregojnë se vetëm çdo i shtati çift nuk grindet për paratë

Bazuar në historinë tonë personale, problemet tona financiare, vlerat tona dhe marrëdhënien tonë me paratë, për shumë njerëz, biseda mund të jetë një hap i vështirë për t’u vendosur.


Ka miliona gjëra për të cilat mund të debatosh me partnerin- seksin, kohën e pamjaftueshme që kaloni bashkë, punët e shtëpisë, etj, etj. Por, një nga çështjet që është burim i sigurt zënkash, mbeten paratë!

Çështja e financave mbetet një nga shkaqet kryesore të sherreve në çift, por cilat janë arsyet që çojnë në këtë debat që s’mbaron kurrë?

● Paratë janë ende temë tabu. Thjesht nuk jemi mësuar ende të diskutojmë dhe të menaxhojmë siç duhet bisedat rreth financave.

Ti mund të pyesësh dikë të panjohur për jetën seksuale dhe ato mund të të tregojnë me qejf, nëse i pyet për shumën e parave në bankë, do të ofendohen dhe panikosen nga pyetja. Prandaj, çiftet shpesh zihen për paratë sepse s’dinë të flasin rreth tyre.

● Kur vjen puna tek paratë, argumentet me partnerin janë komplet ndryshe nga çdo lloj tjetër zënke. Prandaj, shanset për t’u acaruar më shpejt janë edhe më të mëdha në krahasim me debatet e tjera.

● Secili nga ne ka histori të ndryshme me financat dhe kjo ndikon në sjelljen tonë në të ardhmen. Historiku i parave gjatë jetës sonë përcakton besimet, perceptimet dhe sjelljen që ne kemi kundrejt tyre. Zakonet e tua në lidhje me shpenzimet/kursimet e parave mund të jenë komplet ndryshe nga ato të partnerit.

● Paratë janë një burim i limituar! Ndryshe nga njohuria, kreativiteti apo meme-t që i dërgoni njëri-tjetrit, zënkat për para janë të pashmangshme në një formë a një tjetër. Thjesht sepse është burim i nevojshëm që shteron!
● Ironikisht, ndonëse paratë mund të krijojnë shumë stres dhe ka raste për përfundojnë me ndarje, çiftet kanë tendencën t’i shmangin të tilla sherre. Shumë prej tyre besojnë se paratë nuk janë mjaftueshëm të rëndësishme për të shpenzuar energji dhe gjërat komplikohen më vonë…

● Sherret e parave në fakt bëhen për arsye të tjera. Ti dhe ai ziheni për lekët që shpenzuat gjatë pushimeve dhe ti do të kuptosh që në fakt argumentet që jep rreth parave tregojnë në fakt vlerat dhe prioritetet e tua.

/Telegrafi/