Në kuadër të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, qeveria ua mundësoi kontributdhënësve që të tërheqin 10% të shumës së mbledhur nga Fondi i Kursimeve Pensionale.
Brenda një periudhe shumë të shkurtër mbi 50% e qytetarëve që kanë kursime në Trust aplikuan për tërheqjen e 10%.
Këtë mundësi të dhënë nga institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës nuk e lanë pa e shfrytëzuar as disa nga këngëtarët, të cilët pandemia i goditi rëndë ekonomikisht.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/12/Shkurte.png)
Njëjtë veproi edhe këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza, e cila në një deklaratë për Telegrafin konfirmoi se ka aplikuar për tërheqjen e 10%.
Ajo shton se këtë veprim e ka bërë për shkak se në vitin 2020 iu anuluan të gjitha aktivitetet që ndërlidhen me profesionin e saj.
“Po normalisht që i kam tërhequr sepse ky vit ishte vit i mbrapshtë, do të thoja viti zero, u anuluan të gjitha aktivitetet e tona. Kjo është një mundësi e mirë për të zbutur domosdoshmërinë e përditshme që ka jeta”, ka thënë Shkurte Fejza për Telegrafin.
Sikurse Fejza, edhe këngëtari Burak Vehapi nga grupi “Fama” ka aplikuar për tërheqjen e kësaj shumë nga kursimet pensionale, duke shtuar se është i pakënaqur me ndihmat e shtetit që iu bënë komunitetit ku ai bën pjesë.
“Kam aplikuar për 10% e Trustit Pensional, por nuk i kam tërhequr akoma. Përndryshe kjo nuk është as përkrahje me atë se sa shumë jemi dëmtuar, tek e fundit këto janë paratë tona. Edhe sa i përket ndihmës prej shtetit nuk jemi të kënaqur fare marrë parasysh se jemi të rregullt deklarojmë dhe paguajmë tatimet”, deklaroi Buraku për Telegrafin.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/12/Burak.png)
Mirëpo, pati edhe artistë të tjerë të cilët përkundër faktit se gjatë 2020 nuk patën të ardhura si vitet paraprake, nuk aplikuan për tërheqjen e 10%.
Arta Bajrami thotë se nuk ka aplikuar për tërheqjen e Trustit, ndërkaq që drejton kritika të ashpra ndaj Qeverisë për mospërkrahje ndaj familjeve të cilave u janë përgjysmuar të ardhurat.
“Jo nuk kam aplikuar, unë e kam një pyetje për shtetin ne familjet që e shtojmë popullsinë natalitetin unë personalisht kam tre fëmijë dhe nuk jam duke punuar për shkak të pandemisë siç dihet, pse nuk marrim shtesa për fëmijët si në shtetet e zhvilluara apo në fakt nuk jemi shtet i zhvilluar sepse Qeveritë e kanë pasuruar veten”, tha Arta Bajrami për Telegrafin.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/12/Capture-3.png)
Festim Arifi i njohur me emrin e artit si Lyrical Son ka vepruar ashtu sikurse artistja e lartpërmendur.
Ai për Telegrafin thotë se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti, pavarësisht se është tatimpagues i rregullt.
“Nuk kam aplikuar as për 10% e Trustit as prej këto prej Komunës së Prishtinës që janë shpërndarë këto ndihmat. Ma merr mendja që shteti duhet me i ditë këto punë, unë paguaj taksa shumë moti, po flas në krahasim me këngëtarët e tjerë dhe jam një prej taksapaguesve më të rregullt sa i përket industrisë së muzikës. Duhet me ditë shteti, jo ne. Shembull, kujt i ndihmon shteti dhe kujt ia kthen ato të mira që ia bon shtetit edhe kush është i përgjegjshëm ndaj shtetit, ato duhet me ditë ata. Sa mirren tek mirren unë nuk e di, shyqyr Zotit nuk kam pasur nevojë për ato ndihma dhe ende nuk kam nevojë, dhe ishalla nuk do kem nevojë për ato ndihma”, ka thënë ai.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/12/sooon.png)
Aplikim nuk ka bërë as këngëtari Afrim Muçiqi, mirëpo që i njëjti nuk e mohon se një gjë të tillë mund ta bëjë në të ardhmen.
“Pandemia ka ndikuar tek të gjithë ne, 2020 ka qenë viti më i keq sa i përket anës financiare dhe asaj shëndetësore po ashtu. Deri më tani nuk kam aplikuar për Trust, por të shohim në vazhdim. Ndoshta në ditët e ardhshme”, ka thënë Muçiqi për Telegrafin.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/12/15825880_10208367761894450_2449507018605105845_n.jpg)
Kujtojmë që në bazë të amendamenteve të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, shteti do t’ua rimbursojë shumën e tërhequr nga Trusti Pensional atyre që kanë më pak se 10 mijë euro në këtë fond. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Ironia e fatit: Krisa eliminohet nga televotimi në të cilin çoi veten dhe vajzat e shtëpisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kris-380x233.jpg)
Ironia e fatit: Krisa eliminohet nga televotimi në të cilin çoi veten dhe vajzat e shtëpisë
![Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumbardhsalihu_3494118610026710940s2025-2-19-0.0.111-story-e1739919666748-380x233.jpg)
Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen
![“Kush është ky”, momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-380x233.jpg)
“Kush është ky”, momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumbardhsalihu_3494118610026710940s2025-2-19-0.0.111-story-e1739919666748-780x439.jpg)
Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Një vit më parë u skualifikua se i derdhi alkool në fytyrë, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi darkojnë dhe 'rikthejnë' skenën e famshme të BBVA 3](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggla-e1739914841859-780x439.jpg)
Një vit më parë u skualifikua se i derdhi alkool në fytyrë, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi darkojnë dhe 'rikthejnë' skenën e famshme të BBVA 3
![Rozana Radi hedh dyshime mbi orientimin seksual të Gjestit: Si mund të më akuzojnë si homofobe, kur unë rri gjithë ditën me të](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/TERERERE.jpg)
Rozana Radi hedh dyshime mbi orientimin seksual të Gjestit: Si mund të më akuzojnë si homofobe, kur unë rri gjithë ditën me të
![Edona Llalloshi, befasia e zgjedhjeve – merr afro 30 mijë vota nga qytetarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/EDDONE.jpg)
Edona Llalloshi, befasia e zgjedhjeve – merr afro 30 mijë vota nga qytetarët
![Ironia e fatit: Krisa eliminohet nga televotimi në të cilin çoi veten dhe vajzat e shtëpisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kris-780x439.jpg)
Ironia e fatit: Krisa eliminohet nga televotimi në të cilin çoi veten dhe vajzat e shtëpisë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame