LAJMI I FUNDIT:

Kush nga katër analistët e ‘Click’ arriti të bëhet deputet?

Kush nga katër analistët e ‘Click’ arriti të bëhet deputet?

Aderimet në politikë të analistëve të emisionit debatues “Click” patën bërë bujë në publik. Që të katër panelistët e përhershëm ishin në garë për deputet në zgjedhje e parakohshme nacionale të 11 qershorit.

Driton Selmanaj (LDK), Dukagjin Gorani (Vetëvendosje), Muharrem Nitaj e Halil Matoshi (AAK), janë katër emrat e njohur për qytetarët që nga njohës të rrethanave politike, i hynë garës për deputet nga partitë e lartcekura.


Mirëpo, siç duket deri më tani vetëm Driton Selmanaj ka arritur të sigurojë një mandat në Kuvend.

Selmanaj u raportua se është në 10 më të votuarit e kësaj partie. E këtu pa dyshim që ka luajtur rol edhe fakti që ai në këtë garë ndante numrin e njejtë me atë të partisë-16.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për Halil Matoshin apo Muharrem Nitaj. Në 10-shen e deputetëve të parë nga partia e Ramush Haradinajt, nuk janë edhe këta dy.

Megjithatë, Nitaj qëndron pak më mirë se Halil Matoshi.

Gazeta Metro mëson se Nitaj është në listën e pritjes, dhe atij lehtësisht do të t’i mundësohet posti i deputetit, në rast se dikush nga bashkëpartiakët që kanë marrë votat për deputet, vendosin ta vazhdojnë punën në ekzekutiv, nëse eventualisht PAN arrinë ta formojë qeverinë, apo ndonjëri nga ata që ka fituar, garon për kreytar komune.

Nitaj qëndron më mirë se Matoshi edhe për shkak se prejardhja e tij është nga Deçani, kur dihet se partia e Haradinajt e ka votën dukshëm më të koncentruar në Dukagjin.

Kurse, Gorani nga Vetëvendosje, para pak ditësh deklaroi se nuk është ende i sigurt nëse qytetarët e kanë votuar mjaftueshëm, sa për përfaqësim në parlament.

Mirëpo, nëse marrim parasysh numrin e madh të deputetëve që kjo parti ka fituar, rreth 30 deputetë, gjasat janë të mira që edhe ai të jetë njëri nga ta. Gjithashtu, Gazeta Metro mëson se Gorani, është shumë afër të fitojë postin e deputetit.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori