LAJMI I FUNDIT:

Garë e fortë në katër shtete: Biden udhëheq në një vend të vogël, Trump në tre të mëdha

Garë e fortë në katër shtete: Biden udhëheq në një vend të vogël, Trump në tre të mëdha

Po vazhdon numërimi i votave për garën presidenciale amerikane, ku për momentin është duke udhëhequr demokrati Joe Biden.

Ky i fundit deri më tani raportohet se ka siguruar 264 vota elektorale gjersa republikani, Donald Trump ka 214 sosh.


Theksojmë se presidenti i ri i SHBA-së do të jetë kandidati që siguron 270 vota elektorale.

Republikanët dhe demokratët në garë të fortë edhe për Kongres
Lexo po ashtu Republikanët dhe demokratët në garë të fortë edhe për Kongres

Telegrafi iu sjell më poshtë se si qëndrojnë garuesit në katër shtetet, ku epërsia e njërit prej kandidatëve është tejet e vogël.

Pensilvania
Donald Trump – 50.7%, Joe Biden – 48.1%. Numërohen 89 për qind e votave. Shteti sjell 20 vota elektorale.

Nevada
Joe Biden – 49.3%, Donald Trump – 48.7% Numërohen 75%. Shteti sjell 6 vota elektorale.

Georgia
Donald Trump – 49.6%, Joe Biden – 49.2%. Numërohen 98%. Shteti sjell 16 vota elektorale.

Karolina e Veriut
Donald Trump – 50.1%, Joe Bide – 48.7%. Numërohen 94%. Shteti sjell 15 vota elektorale. /Telegrafi/